Skandali mjedisor ka marrë përmasa të mëdha.
Vetë inspektorët e mjedisit dhe policët bashkiakë kanë dhënë informacion në media pa guxuar të vendosin gjoba mbi katastrofën mjedisore që po ndodh në periferitë e gjelbra të kryeqytetit.
Kjo firmë ndërtimi me mbrojtje të pashpjegueshme depoziton në liri të plotë inerte në të gjithë periferitë e Tiranës. Zona e quajtur Mjull- Bathore, të cilën media e ka denoncuar ditët e fundit, nuk është e vetmja që është e mbuluar me qindra mijëra ton inerte ndërtimi. Inertet e kompleksit “Mangalem” kanë pushtuar një tjetër zonë turistike, siç është ajo e Mulletit dhe konkretisht në Fikas-Qeha.
Inertet që ka hedhur ndërtuesi, kanë pushtuar toka në sipërfaqe të mëdha dhe që mund të shihen me sy të lirë. Askush nuk di të thotë se sa shkon dëmi mjedisor i shkaktuar aty.
Ndërsa kantieri i ndërtimit në Bulevardin e madh të Tiranës i firmës së ndërtimit, i depoziton në mënyrë të paligjshme inertet në zonën e Kamëz- Paskuqan. Mijëra ton inerte nxjerra nga ndërtimi i po kësaj kompanie në bulevardin e Ri si dhe ato të nxjerra nga hapja e themeleve dhe punimeve në ndërtim për më shumë se 20 pallate të kompleksit “Mangalem” ka bërë që zonat e pastra të Tiranës të mos ekzistojnë më.
Fillimisht denoncimi për këtë kompani,e cila punon në liri të plotë nga policia, erdhi nga banorët pranë kompleksit “Mangalem”në Ali Dem, të cilët u ankuan se punimet e ekskavatorëve dhe kamionëve nisnin pas orës së përcaktuar për këto lloj punimesh, pra pas orës 23:00 duke shqetësuar gjithë banorët përreth.
Më pas vetë banorët në gjithë kryeqytetin zbuluan se makinat që ngarkoheshin me inerte shkarkoheshin në vende të gjelbëruara. Menjëherë lajmëruan IKMT, Policinë Bashkiake dhe AKMT por askush nuk erdhi për verifikime. Vetë inspektorët në terren pohojnë për ‘JOQ” katastrofën mjedisore që po shkakton kjo kompani,si dhe identifikojnë vendet ku kjo kompani ndërtimi hedh në mënyre të paligjshme inerte, por nuk veprojnë, duke shpresuar që këtë problem ta zgjidhw media.
Ka pothuajse një vit që kompania punon sapo del dielli gjatë ditës dhe gjatë natës, duke hedhur inerte në shumë zona të Tiranës. Inertet e kompanisë së ndërtimit po shkaktojnë një terror te banorët e zonave përreth dhe një katastrofë mjedisore, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë. Në kushtet kur asnjë inspektoriat dhe polici nuk vepron ndaj këtij ndërtuesi, Tirana do të përfundojë shumë shpejt në një mal inertesh.(Gazeta Shqip)
eshte ortaku i Abit ai s’jua mban
Mos harroni te votoni serish Lali Erin, se erdhen zgjedhjet!
Po dihen se kush e bën këtë katastrofë mjedisore dhe kush nuk lejon të preken , gjobiten apo dënohen këta oligarkë kriminelë .
Policët e Ardi Veliut dhe Erion Veliajt kanë terrorizuar e dhunuar këdo edhe për shkeljen ma absurde , deri sa e vranë çunin e botës para portës , apo gjobat në rrugë e futjen në burg për 1 maskë apo orën policore .
Oligarkët, që janë duke pastru paret e hajnave në pushtet , vazhdojnë masakrat mjedisore 24/7 pa ndërprerje qysh prej Shkurt-Marsit 2020 . Betonizim dhe grabitje e çdo metri tokë publike , lulishte , hapësira mes pallateve e mos e pyet në Tiranë , Durrës , etj , si dhe në krejt zonat rreth qyteteve .
Nga Durrësi, që e lanë në mes të plehnave , po sjellin me dhunë edhe inertet e dherat për me i depozitu aty ku duan këta, duke paguar 20 Euro/metrin kub , kurse këta shkatërrojnë çdo gjë dhe fusin paret nëpër xhepa duke i nda bashkë .
Ato që duhet të kryejnë detyrën , duke fillu nga komunarët , Inspektorët dhe lloj lloj policie , vijnë vërdallë dhe s’ja mban me ndërhy se i zhduk nga faqja e dheut Erjon Velia , Ardi Veliu dhe Sulltan Rama , vëllai I Erdoganit .
Merre me mend . Kemi mbi 130, deputetë që shkojnë e llapin në parlament për lloj, lloj yrneqesh , por nuk guxojnë se … gjak po folën për këtë batërdi e masakër ambientale . E provoi Braçja , dhe hiku prej posti , madje rri sus fare tani . FASHIZEM modern .
E ndën këtë fashizëm , rinia e shkolluar ( ajka e kombit ) hikën jasht , rinia tjetër rrin nëpër 3000 kafet e Tironës dhe po merret vetëm me trafiqe, drogë e kanabis , duke kontribu maksimalisht në shkatërrim e degjenerim të rinisë së mbetur këtu . Me grupe e me tufa gjoja po i zbulon e kap sot policia, që shitjen e shpërndarjen e drogës e kanë të vetmin mjet jetese . Janë bo si Picierë .
Si u bone , kur u bone dhe ku u bone . A ishin në Honë e erdhën këtu , apo kanë vite që po punohet e heshtet për këtë degradim total . Flet e shan Evropën , kur këtij vendi po i bon gropën .
Këtë perspaktivë ka kriju babloku .
A e dini sa kushtojne mbetjet inerte dhe ku duhet te depozitohen me leke? Aty fle lepuri dhe e gjeni factoring…