11 viktima ditën e fundit, Maqedonia e Veriut shpërdoron dhe vaksinat Pfizer, hidhen 13 mijë doza

2 Tetor 2021, 20:01Rajoni TEMA

Në një kohë kur vaksinat kundër koronavirusit janë ndër sendet më të kërkuara në mbarë globin, Maqedonia e Veriut “hedh në plehra” 13 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë e cila konfirmon se vaksinat ishin donacion nga Bullgaria dhe ato duhet të ishin përdorur brenda datës 30 shtator.

“13 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, që vendi ynë i mori si donacion nga Bullgaria janë tërhequr nga përdorimi për shkak të kalimit të afatit. Në përputhje me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbeturina mjekësore”, shkruhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 11 viktima dhe 468 raste të reja me koronavirus.

1 komente në “11 viktima ditën e fundit, Maqedonia e Veriut shpërdoron dhe vaksinat Pfizer, hidhen 13 mijë doza”

  1. Derra maloke maqedonas! Komshiu ja u dhuron, keta injorante nuk i bejne? Edhe vdesin nga 10 veta ne dite? Maloke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje