Në Sanatorium të shtruar për shkak të pasojave afatgjata të Covid

3 Tetor 2021, 17:36Sociale TEMA

Afro 15% e personave që e kalojnë rëndë Covid kanë pasoja afatgjatë të sëmundjen. Mjeku pneumolog Arjan Mezini thotë se tashmë në spitalin Sanatorium po trajtohen edhe një pjesë e këtyre pacientëve që e kanë kaluar me oksigjen.

“10-15 % e personave që infektohen dhe kalojnë sëmundjen e Sars-Cov-2 dhe një pjesë e tyre pasi kalojën infeksionin shfaqin shenja të ndryshme që nga lodhja permanente, humbja e shijes, e nuhatjes, gjendja e ankthit, depresionit dhe diskonforti në mushkri sidomos ata që kanë pasur nevojë për oksigjen apo ventilim”.

Personat mbi 50 vjeç janë ata që kanë shfaqur më shumë shenja post Covid.

“Post Covid është tek personat mbi 50 vjeç, seksi femër dhe sidomos tek personat mbi peshë”.

Por përse pasojat e Covid zgjatin deri në 6 muaj?

“Mendohet që mund të ketë ende mbetje gjenetike të virusit inflamtaor që është shkaku i këtyre simptomave. Më problematikët janë personat që e kanë kaluar rëndë që janë në terapi intensive, ata kërkojnë edhe kohën më të gjatë dhe ky është targeti në spitalin tonë, sepse rehabilitimi i tyre kërkon një kohë të gjatë dhe shumë e rëndësishme është ajo që quhet fizioterapia respiratore”.

Është vetëm një pavijon i cili po shërben për trajtimin e pacientëve me post Covid me probleme në mushkri. Spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit në Qershor të këtij viti, dhe nuk pret persona të infektuar me Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje