Facebook, Instagram dhe Whatsapp të paarritshëm në gjithë botën, kompania bën sqarimin në Twitter

4 Tetor 2021, 18:56Lifestyle TEMA

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorur anë botë dhe që i përkasin Mark Zuckenberg,  prej orës 15.59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës,  duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në kë to platforma.

Docka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.

“Po punojmë për të rikthyer shërbimin sa më shpejtë të jetë e mundur, kërkojmë ndjesë”, është postimi i Facebook në Twitter.

1 komente në “Facebook, Instagram dhe Whatsapp të paarritshëm në gjithë botën, kompania bën sqarimin në Twitter”

  1. do ta provoja me kenaqsi edhe njiher
    s’edi nqs me lejojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje