Vdes në një aksident me makinë njeriu që realizoi një karikaturë të profetit Muhamed

4 Tetor 2021, 11:37Lifestyle TEMA

Një karikaturist suedez, i cili realizoi një karikaturë të profetit Muhamed, ku kokën e tij e kishte lidhur me trupin e një qeni, ka humbur jetën në një aksident me makinë, raportuan mediat lokale.

Lars Vilks raportohet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë, që u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në jug të Suedisë. Në aksident humbën jetën edhe dy efektivë policie, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur.

75-vjeçari jetonte nën mbrojtjen e policisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje për shkak të karikaturës, së publikuar në vitin 2007. Myslimanët e quajnë blasfemi portretizimin e profetit Muhamed dhe shumë besimtarë në të gjithë botën shprehën indinjatën e tyre për veprën e Vilks.

Policia tha se ishte ende e paqartë dinamika e aksidentit, por konfirmoi se nuk ka asnjë indicie që të ngrejë dyshime për ndonjë atentat të organizuar kundër Vilks, ose për përfshirjen e personave të tjerë në aksident.

Pas publikimit të karikaturës, kryeministri i atëhershëm suedez, Fredrik Reinfeldt, u takua me ambasadorët e 22 shteteve myslimanë, në përpjekje për të ulur tensionet e krijuara.

Më pas, Al Qaeda në Irak ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e Vilks. Në vitin 2015, ai mori pjesë në një debat për lirinë e fjalës në Kopenhagen, Danimarkë, kur u sulmua nga persona të armatosur. Gjatë sulmit mbeti i vrarë një regjisor.

5 komente në “Vdes në një aksident me makinë njeriu që realizoi një karikaturë të profetit Muhamed”

  1. Sara says:

    ja do thone sumep[erpjetet tani.. “e vrau Allahu” qe s’kish respekt

    1. bolll se na cat k.................................. says:

      sara emrin e paske te bukur por llogjiken jo kushdo qe ben nje veper te keqe do ta gjej heret apo von ne kete dynja apo ne tjetren kjo nuk ka pik dyshimi prandaj beni vepra te mira dhe mos u merrni me vepra te keqija.

    2. e drejta e c´do njeriu says:

      Sara lexoje kete artikull eshte per ty ?S’ka dyshim që Ne të mjaftojmë ty kundrejt atyre që tallen.

      “Transmetohet nga Xhemalud-Dijn Ibrahijm ibn Muhamed Et-Tajjibi – Allahu e mëshiroftë –:

      أَن بعض أُمَرَاء الْمغل تنصر فَحَضَرَ عِنْده جمَاعَة من كبار النَّصَارَى والمغل فَجعل وَاحِد مِنْهُم ينتقص النَّبِي صلى الله عَلَيْهِ وَسلم وَهُنَاكَ كلب صيد مربوط فَلَمَّا أَكثر من ذَلِك وثب عَلَيْهِ الْكَلْب فخمشه فخلصوه مِنْهُ وَقَالَ بعض من حضر هَذَا بكلامك فِي مُحَمَّد صلى الله عَلَيْهِ وَسلم فَقَالَ كلا بل هَذَا الْكَلْب عَزِيز النَّفس وَآل أُشير بيَدي فَظن أَنِّي أُرِيد أَن أضربه ثمَّ عَاد إِلَى مَا كَانَ فِيهِ فَأطَال فَوَثَبَ الْكَلْب مرّة أُخْرَى فَقبض على زردمته فقلعها فَمَاتَ من حِينه فَأسلم بِسَبَب ذَلِك نَحْو أَرْبَعِينَ ألفا من الْمغل

      Disa udhëheqës të mongolëve pranuan krishterimin (dhe festuan për këtë gjë). Në atë festë prezentuan një grup me pozitë të lartë nga të krishterët dhe mongolët. Njëri nga të pranishmit filloi të fyente Profetin – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ndërsa aty afër ishte një qen gjuetie i lidhur, pasi që ky filloi ta fyej rëndë Profetin — Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – qeni kërceu mbi të ku dhe e gërvishi rëndë, pas një përpjekje të madhe e larguan qenin nga ai. Disa nga të pranishmit i thanë:” Kjo është për shkak të asaj që ti the për Muhamedin ‐ Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!” Ai tha: Kurrsesi! Porse ky qen është trim, dhe pasi që më pa të bëja me duar mendoi se unë dua ta godas atë.

      Ai filloi përsëri në atë që ishte (duke fyer Profetin – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe tejkaloi kufijtë, kështu qeni kërceu mbi të përsëri dhe i shqeu fytin. Ai vdiq në vend, ndërsa për shkak të kësaj ndodhie rreth dyzet mijë mongol u bënë muslimanë.”

      ?Burimi: Ed-Durar El-Kemineh li ibn Haxher 4/153
      Përktheu: Shpend Rrustemi

      https://t.me/rrugaesunetit
      ┈┉┅━✿???✿━┅┉┈

  2. Erdogan says:

    Te udhetosh i mbrojture nga policia e shtetit ne vendin tend sepse “ofendoi” nje “Profet”!
    Po te ishin “Njerez” turqit qe pushtuan Kostantinopolin dhe gjithe Ionine Pellazge atehere do flisnim per Profet e Djall e te Birit.
    Fete te gjitha jane gjeja me e Shemtuar dhe Urrejtje ndermjet popujve se flasin ne Emer te Zotit por nuk veprojne sipas Deshires se Tij.
    P sh.
    Te Krishteret ndertuan Kishat e tyre te Mallkuara mbi Tempujt si Simbol I Fuqive Natyrore te quajtura Perendi Greke.
    I prene kokat dhe I shkaterruan Buster dhe Veprat e Artit qe ishin “Simboli I Djallit”.

    1. bolll se na cat k.................................. says:

      mir ja u bon qe i shkaterruan tempujt sepse ishin simbol idhujtarije por cedo kishat ??? kaluan nga idhujtaria ne idhujtari nga bresheri ran ne shi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje