Çudi në Lampeduza, bashkë me refugjatët zbarkon dhe një dele, futet në karantinë

2 Tetor 2021, 21:05Lifestyle TEMA

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Lampeduza të Italisë, ishull i cili prej vitesh është kthyer në vendin ku zbarkojnë pjesa më e madhe e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika.

Mediat italiane shkruajnë se në “zbarkimin” e fundit në ishull, përveç 13 emigrantëve tunizianë, bashkë me ta në varkë ishte dhe një dele.

Varka u ndalua nga rojet bregdetare 20 milje larg bregut dhe 13 emigrantët bashkë me delen tashmë janë future në karantinë.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu dhe një veteriner për të kontrolluar delen, e cila me shumë mundësi më pas do të dërgohet në një nga fermat pranë.

1 komente në “Çudi në Lampeduza, bashkë me refugjatët zbarkon dhe një dele, futet në karantinë”

  1. Benidorm says:

    Do i bojn sogiorno deles? Sa ironike dhe delja me ngjyr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje