Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën Cosmopolitan në Japoni.
Ajo ka treguar shumë të fshehta nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…
Ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, tha ndër të tjera Ava Max.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën.
Ajo është sot një prej këngëtareve më të famshme në botë.
Ava Max
Ava Max
Ava Max
Ava Max sdi me knu! besoj se do mesoje
Persa kohe ti do mbetesh Salikoqja, nuk do kuptosh nga muzika. Shko bej shurren Salikoqja.
Nga qe levizje ne Nju Jork degjoje kenget e Ava Max, Dua Lipes,
Dhe ti urrite mashallah. Ti pa punê dhe ja ke dalë për të rritur prindërit. Të shkretet prinder çfarë kanë rritur .
Teneqexhiu