FOTOT/ Bora Zemani: Nuk ka ndonjë mashkull të hajrit, ndaj jam beqare. Plus s’kam kohë për meshkuj

2 Tetor 2021, 17:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bora Zemani: Nuk ka ndonjë mashkull të hajrit, ndaj jam beqare.

Që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, Bora Zemani nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër romantike. Moderatorja deklaroi pas ndarjes se nuk do të tregojë me asnjë detaj për jetën e saj private, pasi ekspozimi online ka qenë një faktor që i ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike.

Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar te “G&G”, moderatorja u pyet për statusin e saj aktual dhe përgjigja ishte: “Single”.

Ndërkohë, të gjithë janë kuriozë të dinë arsyen pse bukuroshja e ekranit nuk ka lejuar asnjë mashkull tjetër të bëhet pjesë e jetës së saj. Zemani tha:

“S’na del koha për vete. Ç’të bëjmë? Më vjen keq të shprehem kështu (që tregu është skandaloz) se mos ka ngelur ndonjë që mund të bëjë dhe na merr inat me këto thashethemet. Gjithsesi, edhe në këtë periudhë që unë jam, çuni është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal.

Unë jam e angazhuar dhe me shumë punë. Shtatë vjeç bën në dhjetor, në klasë të dytë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër është për Arborin absolutisht. Kështu që, shumë e vështirë është të gjesh dhe diçka tjetër”.

Pas përfundimit të “Për’puthen 2”, moderatorja u përfol për një lidhje me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrent të programit. Por pas gjithë thashethemeve, Zemani reagoi në një postim në Instastory, ku shkroi:

“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.

Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”.

7 komente në “FOTOT/ Bora Zemani: Nuk ka ndonjë mashkull të hajrit, ndaj jam beqare. Plus s’kam kohë për meshkuj”

  1. Tire alleshdervishi says:

    Bora me gjithe respektin qe kam po nuk ka ndonje mashkull te hajrit dhe nuk kam kohe nuk qendrojne te dyja o njera o tjetra
    Vrapo kap kohen se te bie si Rudina dembacajt por ti ngelesh ne selami janisherin biznesmen shkodran ka pasuri ne mes te shkoders por ka nje gjygjin dhe don zoti e fiton
    Respekte pa fund
    Tire alleshdervishi spitali tirane ( hajdute)

  2. Illyrian says:

    Ose eshte shkruar keq ose kjo nuk ka thene ate qe shkruhet ne titull

  3. Punetori says:

    E po ik moj goce edhe ti ne Afrike , si ajo baxhella tjeter se atje ke me gjet’ KARAT .

    1. ana says:

      Ana

      Pse te djeg ty, c’te beri afrika ty apo je xheloze.

  4. Soni says:

    Po ti nje megallomane dhe e patru je, e bija e llanes. Flet si radio e prishur pa piken e lidhjes. Te duket vetja VIP me ate emisionin medioker qe ben perpuqen a si e ka.
    Po ca vlere ke ti, po nuk ia uroj asnje djali shqiptar qe te ngaterrohet me ty. Ik shko merr ndonje mulat rumanie baxhelle femer.

  5. Soni says:

    Po ca te gjesh ti, dy i ke pas burra deri tani pervec atyre qe si numeron perpara.

  6. Soni says:

    Ai donaldu veshi a kerciri si e kishte iku me vrap labushi se nuk shtyhej me ty, ti je bushter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje