Shejla Bakija është një tjetër shqiptare e cila është vrarë nga partneri i saj. Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Tuz nga ish i dashuri i saj Ilir Gjokaj në shtëpinë ku jetonte bashkë me gjyshen dhe familjen tronditi ditën e djeshme Malin e Zi.
Mesa duket e reja është dhe kushërirë e këngëtares së njohur Enisa e cila është duke korrur sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Instagram, Enisa ndan disa foto të Shejlës ndërsa shprehet se e ka të pamundur ta besojë që ajo tashmë nuk jeton më.
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U presh në paqe, engjëlli më i bukur.”, shkroi këngëtarja.