FOTOT: 81-vjeçari ngjitet në malet skoceze për gruan e tij të sëmurë

4 Tetor 2021, 14:40Lifestyle TEMA
FOTOT: 81-vjeçari ngjitet në malet skoceze për gruan e tij

Në majën skoceze të Buachaille Etive Mòr më shumë se 1,020 metra mbi nivelin e detit, 81-vjeçari Nick Gardner gjatë ecjes herë pas here ndalon të shohë poshtë majat e thyera, liqenet dhe luginat e dukshme nëpër retë që lëvizin.

Dy vite pasi gruaja e Gardner, Janet u diagnostikua me Alzheimer në 2018, u sëmur aq shumë sa kishte nevojë për kujdes të specializuar 24 orë në ditë. Gardner i shkatërruar nga ky lajm mendoi se kishte nevojë për një sfidë për ta ndihmuar atë dhe veten. Detyra që ai i vuri vetes do të sfidonte pa dyshim edhe ata që kanë gjymën e moshës së tij.

Qëllimi i tij është të ngjisë 282 malet skoceze me lartësi mbi 900 metra në 1.200 ditë. Ndërkohë deri më tani ai ka ngjitur 87 prej tyre. Në nder të Janet ai po mbledh para për bamirësi për kurimin e sëmundjes së Alzheimerit.

M’u bë shumë e vështirë për ta menaxhuar situatën dhe ajo u shtrua në spital për t’u trajtuar. Nuk dija se çfarë të bëja. Ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri tjetrin çdo ditë për 30 vjet. Dhe pastaj gjithçka u zhduk”, tha ai.

Një pjesë e konsiderueshme e fondeve janë dhuruar nga njëerzit që ai ka takuar në ngjitjet e tij e deri më tani ai ka mbledhur 30.000 paund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje