SKANDALI: UEFA fshin Kosovën nga harta e EURO 2024, e fut në Serbi

5 Tetor 2021, 22:06Sport TEMA
SKANDALI: UEFA fshin Kosovën nga harta e EURO 2024, e fut në Serbi

UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e  bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin.

Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

 

 

8 komente në “SKANDALI: UEFA fshin Kosovën nga harta e EURO 2024, e fut në Serbi”

  1. Partizani Velo says:

    UEFA paska marë çorapet e piktorit për të bërë hartën..

    1. t.r says:

      Qetesohuni eshte vec Kosova thjeshte ka zgjedhur ngjyren blu sic ka flamurin me ato yjet e kuqe dhe jo vizat si serbia me pak veshtiresi dallohet qe jane te ndara per shkak te ngjyres se perafert. A eshte bere kastile sdi ta them po si duket duhet me ndryshu flamur ks ta bej kuq e zi qe heres tj te afrohet me Shqiprine

  2. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    Europa ka qene, eshte dhe do te jete Kurva plake e Rruzullit Tokesor………
    U bene me shume se 100-Vjet qe ajo eshte treguar brutale me ne shqipetaret…..ne cdo drejtim….
    S´kane respekt sepse mendojne se kur keta vete nuk kane respekt per njeri-tjetrin dhe jane shume pak ( si popullsi )…….hiqi prej Liste, merrju Tokat, futi ne lufte me njeri tjetrin………..Kur do na vije nje dite Mendja te fillojme te funksionojme si Qytetare pa hasmerira e me respekt per veten Tone ????????? Atehere as qe do na duhet Europa……….Kurva plake………

  3. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    Europa ka qene, eshte dhe do te jete Kurva plake e Rruzullit Tokesor………
    U bene me shume se 100-Vjet qe ajo eshte treguar brutale me ne shqipetaret…..ne cdo drejtim….
    S´kane respekt sepse mendojne se kur keta vete nuk kane respekt per njeri-tjetrin dhe jane shume pak ( si popullsi )…….hiqi prej Liste, merrju Tokat, futi ne lufte me njeri tjetrin………..Kur do na vije nje dite Mendja te fillojme te funksionojme si Qytetare pa hasmerira e me respekt per veten Tone ????????? Atehere as qe do na duhet Europa….Kurva plake..

  4. Lam Lajmi says:

    Ashtu sic UEFA ndan Mbreterine e Bashkuar (Angline) ne shume pjese, nuk ka perse te mos vecoje Kosoven nga Serbia. Kur nuk e vecon atehere mohon ekzistencen e ekipit kosovar. Kur e vecon, nuk do te thote se e njeh Kosoven si shtet me vete. Thjesh e njeh si federate me vete. Dhe kjo njohje eshte bere tashme.

  5. Alo says:

    Pse kerkoni të bëni lajm kur nuk ka arsye!?
    Ngjyrat e flamujve janë shumë afër. Vija e bardhë e flamurit serb ndalon në territorin e Kosovës.
    Kaq

  6. Mal Cori says:

    Shikoje mire harten.
    Vija e flamurit serb, nderpritet ne kufirin me Kosoven.
    Kosova e ka flamurin blu.
    Megjithate nje hile eshte
    Duhej vene dhe ngjyra e verdhe.

  7. Tironci says:

    Nuk esht rastesi jan Serbet qe punojn ne uefa qe i bejn me qellim kto gjera , jan popull i pa ndreqshem sherranjos dhe i neveriçem , behet me qellim esht Serbi qe esht aty ne pun , esht dhe mungesa e dinjitetit te shtetit shqiptar dhe i shqiptarve kudo nga perendimi , jemi prezantuar kto 30 vjet si komb pa dinjitet dhe personalitet , zaten po na kthejn ne vend te dores fundit , duan te depozitojn te ter azilantet e vendeve te perendimit tek ne , imagjinoni çfar perbuzje turpshme , politikanet alabak hajdut antishqiptar te ktyre 30 viteve nakan kthyer ne komb pa dinjitet ne nje leck ku fshin kepucet kush kalon rruges .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje