Padyshim që filmi i ri për James Bond, agjentin sekret më të njohur dhe jetë gjatë në botë, i quajtur No Time To Die (Nuk ka kohë për të vdekur), ka korrur suksesin e pritur në javën e tij të parë në kinematë botërore.
Por pothuajse 120 milionë dollarët e arkëtuar gjatë javës së parë nuk përbëjnë aspak një rekord, nga momenti që një tjetër film, me një prejardhje të pazakontë, po “shpartallon” konkurrentët.
Bëhet fjalë për “Betejën e liqenit Changjin”, një film i financuar nga qeveria kineze që ka arkëtuar sipas autoriteteve kineze rreth 203 milionë dollarë vetëm në shtatë ditët e para, ku përllogaritet se rreth 25 milionë persona e kanë parë tashmë.
Në fakt, jashtë kufijve kinezë, janë të shumtë ata që mendojnë se kinezët janë detyruar ta shohin filmin, për të cilin është dashur 5 vjet përgatitje dhe 200 milionë dollarë nga buxheti tërësisht shtetëror.
Dhe në fakt, filmi që zgjat rreth 3 orë dhe sheh pjesëmarrjen e disa prej aktorëve më të mirë kinezë, është një celebrim i historisë së Kinës komuniste, por ndoshta edhe një mesazh jo aq i fshehur për rivalin amerikan.
Beteja në fjalë është në fakt një nga episodet e pakta ku Kina mund të mburret se në fushëbetejë ka zmbrapsur forca amerikane. Në vitin 1950, një muaj pas fillimit të luftës së Koresë, rreth 120 mijë forca kineze sulmuan rreth 30 mijë trupa formalisht nën Kombet e Bashkuara, ku në pjesën më të madhe ishin përfaqësuar nga ushtarë amerikanë. Pasuan rreth 17 ditë beteje të ashpër, ku bilanci i viktimave ende diskutohet, por që nga të dy palët kalon dhjetëra mijëra vdekje.
Në filmin propagandues, vrasjet në masë të amerikanëve padyshim nuk mungojnë, ashtu si shpalosja e virtyteve të ushtarëve kinezë.
Kritika për filmin nuk ekziston në vend, madje vetë Partia Komuniste i ka cilësuar kritikët si tradhtarë të vlerave dhe unitetit kinez. Artikulli në një website kinez që kishte shprehur disa mospëlqime për efektet speciale, u zhduk me shpejtësi.
Më interesant se vetë filmi, gjithsesi, është mesazhi gjithmonë më i qartë dhe sfidues i Pekinit ndaj Uashingtonit. Vetë “Gazeta e Popullit” kineze pranoi se pas filmit ekziston një sfond që kujton marrëdhëniet e sotme SHBA-Kinë, dhe se “populli kinez nuk ka më pasur dhe as do të ketë kurrë frikë nga Shtetet e Bashkuara”.
kinezet kane frike dhe nga toka qe shkelin kur ecin
Eshte e vertete kur trupat koreane komuniste i kerkuan ndihme Kines dhe Rusise. Kunder Amerikes dhe aleateve . Dhe Kinezet me Koreanet e veriut pothuajse moren te gjithe Korene pasi shpartalluan aleatet e Amerikes edhe Amerika ngeli e vetme. Ku me pas Amerika i kerkoj ndihme Turqise pasi aleatet e tjere dezertuan dhe u shpartalluan. Me ndihmen e ushtrise turke u arrit te merrej Jugu i Korese .
Sigurisht qe ky duhet te jete filmi me i pare ne histori. Mjafton ta shikojne 1.5 miljarde kineze brenda shtetit komunist.
Ne fakt, perendimi eshte vete fajtor per rritjen e arrogances se shtetit komunist kinez. Vete fakti qe ne ne teper se 50 vjet, perendimi vazhdon te dergoje atje teknollogjine e duke lejuar kinezet te vjedhin ate me te rene, por edhe duke blere prodhimet e tyre, tregon se ku po shkon bota e qyteteruar.
Shume shpejt, Kina do e kaloje SHBA-ne si ekonomia me e madhe ne bote. Nese nuk merren masa urgjente per te ndaluar importet kineze, shume shpejt amerikanet dhe europianet do ti duhet te emigrojne ne Kine per te gjetur pune.
Cfare beni ore tronguj pa fara, c’jane keto kinezeri qe propogandoni?
Nga 1,5 miliard njerez qe ka Kina e kane pare me urdherin e Partise filmin 25 milion persona, sikur edhe 250 milion t’a shikojne i rruajne topet Hollywood-it dhe kerkojne te tregojne kane supermaci ushtarake mbi Ameriken.
5 vjet per te bere nje film, eshte per librin e rekordeve Guinness.
Jo “filmi më i parë”, por “filmi më i shikuar”. O gazetar b¥q!r e analfabet.