Vrau 3 persona gjatë një grabitje në 1994, ekzekutohet 61-vjeçari në SHBA

6 Tetor 2021, 09:23Lifestyle TEMA

Një 61-vjeçar nga Misuri është ekzekutuar me vendim gjykate, pasi akuzohej për tre vrasje të ndodhura në vitin 1994. Edhe pse avokatët e tij e kundërshtuan vendimin, sërish gjykata vendosi që dënimi i 61-vjeçarit të ishte ekzekutimi.

Ernest Johnson mori një injeksion vdekjeprurës të martën pasi Gjykata Supreme e SHBA refuzoi të merrte në konsideratë shtyrjen e ekzekutimit të tij.

61-vjeçarit kishte bërë disa herë kërkesë që të kishte një dënim më të butë, dhe kjo kërkesë e kishte marrë mbështetje nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit.

Johnson akuzohej se vrau tre punonjës në një dyqan gjatë në një grabitje të vitit 1994. Ai vuante dhe nga sindroma e alkoolit fetal, pasi nëna e tij pinte shumë gjatë shtatzënisë.

Nga ana tjetër avokatët paraqitën në gjykatë disa raporte mjekësore të tij, ku sipas tyre 61-vjeçari kishte aftësinë mendore të një fëmije dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për veprimet e tij.

1 komente në “Vrau 3 persona gjatë një grabitje në 1994, ekzekutohet 61-vjeçari në SHBA”

  1. Shqiptari says:

    Kjo drejtesi nuk le vend per hakmarje Dje tema kishte lajmin per denimin e nje serbi qe kishte vrare 13 civile dhe u denua me 20 vjet. Kjo eshte drejtesia ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje