Aktivisti i njohur Geri Kokalari, në një intervistë për gazetën Dita, flet për shfaqjen në Tiranë të “shpëtimtares” së Berishës, Evi Kokalari, e cila është shitur në media si një personazh i rëndësishëm në SHBA.
Ai tregon a është ajo vërtetë një pasardhëse e Musine Kokalarit, apo përfaqësuese e Partisë Republikane amerikane dhe së fundi, se sa mundet një si Evi Kokalari të ndryshojë fatin politik të Berishës dhe familjes së tij.
– Zoti Kokalari, një zonjë me mbiemrin Kokalari është shfaqur kohët e fundit në Shqipëri, në mbështetje të zotit Sali Berisha, i cili, sikurse tashmë e dinë të gjithë është shpallur person non grata bashkë me familjen e tij nga DASH, njoftuar kjo nga vetë Sekretari amerikan i Shtetit, zoti Blinken. Lexuesit e gazetës DITA më pyesin se çfarë lidhje ka Evi Kokalari me Gary Kokalarin, i cili është një denoncues punlik i krimeve të Sali Berishës prej shumë vitesh. Disa e përshkruajnë atë si një aktiviste të famshme shqiptaro -amerikane. A jeni i njohur ju me të?
– Po, e njoh sepse nëna ime ishte aq e sjellshme sa ta merrte në shtëpinë e saj kur Evi erdhi për herë të parë në Amerikë, por unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të për shumë vite.
Ajo që di gjithashtu është se duke filluar nga më shumë se një shekull më parë, familjarët e mi më të afërt në Amerikë janë përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro -amerikan dhe unë kam ndihmuar në vazhdimin e kësaj trashëgimie për më shumë se tre dekada.
Gjyshi, babai, nëna dhe unë themeluam dhe drejtuam shumë prej organizatave shqiptaro-amerikane që ishin angazhuar në aktivitete qytetare, kulturore, humanitare, politike, përfshirë lobimin për Kosovën dhe luftën ndaj komunizmit, por Evi Kokalari nuk ka qenë pjesë e ndonjë prej këtyre përpjekjeve. Kështu që unë nuk di që ajo të ketë aktivitet në Amerikë sa i përket çështjes shqiptare.
Ndoshta ajo pretendon famë nga ndonjë aktivizim i vërtetë ose i perceptuar brenda Partisë Republikane, duke u përpjekur ta portretizojë veten si person i Partisë Republikane apo person i Trump-it për Shqipërinë. Tani, nuk di të them çfarë mund ta lidhë një si atë me Trump-in, përveç ndonjë pozimi për fotografi, por nuk do isha i sigurtë nëse ai ia ka dëgjuar ndonjëherë emrin.
Është e qartë që nëse ata do kishin ndonjë marrëdhënie të ngushtë siç pretendohet, duhet të ishte e lehtë për të që ta bënte Donald Trumpin apo Partinë Republikane ta lëshonte një deklaratë në mbështetje të Sali Berishës; nuk ka pse të mbështeten tek një përfaqësim çfarëdo. Do të isha shumë i befasuar nëse kjo do të ndodhte, por edhe nëse ndodh, unë do ta njihja Donald Trumpin apo zyrtarë të tjerë republikanë me ato që di për Sali Berishën, ashtu siç bëra me kongresmenin Zeldin.
Në mirëbesim, mund t’ju them se kam pasur një takim me Donald Trump-n në zyrën e tij në Trump Tower shumë vite para presidencës së tij dhe gjithashtu në një rast tjetër; ne kemi studiuar të dy për biznes në Shkollën Wharton, edhe pse në periudha të ndryshme. Unë gjithashtu e njihja vëllain e tij, Robertin, dhe kisha marrëdhënie shoqërore dhe biznesi me të; jam mjaft i familjarizuar me aktivitetet e biznesit të Organizatës Trump që datojnë në kohë para se Donald Trump të ishte një emër jo i zakonshëm.
E kam votuar Trump-in dy herë. Herën e parë sepse besoja se politika e tij tatimore do të stimulonte rritjen ekonomike të SHBA, megjithëse kisha shqetësime për temperamentin e tij për të shërbyer si President. Herën e dytë, sepse i vetmi opsion tjetër në fletë-votim ishte një plak i fshehur në një bunker, kështu që unë e shikoja Trump-in si më të voglin nga dy të këqijat, por më duhej të mbyllja hundët me dorë kur e votova.
Duke thënë të gjitha këto, unë jam dyshues për të ashtuquajturit Trumpers që ndjekin verbërisht Donald Trumpin si zombie, sepse duket se shumica e tyre nuk arrijnë të kuptojnë se Trump nuk ka ideologji politike. Ai ka shfaqur karakteristikat e një narcisti malinj dhe ideologjia e tij e vetme e vërtetë është ajo që është në interesin më të mirë të vetë Donald Trump; gjithçka tjetër është dytësore për të – përfshirë interesat e Shteteve të Bashkuara.
Për shkak të mashtrimeve të tij jo-presidenciale, fëminore, ai vetë duhet fajësuar për humbjen e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe për dhënien e kontrollit të Senatit te demokratët. I paralajmëroj ata që kërcejnë për një pozicion brenda orbitës së Trump se do të përfundojnë si molat rreth një flake që përfundimisht do t’i djegë.
Pra, nëse “fama” e Evi Kokalarit në Shqipëri si “aktiviste” buron nga kjo lloj mbështetje e saj ndaj Donald Trump-it, ajo duhet këshilluar të shikojë mirë pas. Çuditem kur shoh se si dikush mund të magjepset me Berishën dhe Trumpin; të dy janë të njohur për shaka irracionale, përhapin mospërputhje faktike dhe kanë sjellje egocentrike, por ata ndryshojnë në diçka; na pëlqen apo jo, Trump mbetet një faktor politik ndërsa Berisha nuk është as një puçërr në bythën e Trump-it.
– Atëherë sa mundësi ka zonja Evi Kokalari që të shpëtojë Sali Berishën nga përballja me Departamentin Amerikan të Shtetit?
– Unë mendoj se ka më shumë shanse që ajo tē jetë Presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara. Unë di atë që di për Armo, Albpetrol, Gerdec, AEY dhe kaosin e vitit 1997; kushdo që është i njohur me faktet dhe rrethanat e atyre ngjarjeve dhe mbështet akoma Berishën ose nuk ka kapacitetin mendor për të kuptuar rëndësinë e atyre çështjeve ose është komprometuar rëndë.
Si rezultat i sanksionimit nga Departamenti i Shtetit për korrupsion, Berisha tani po vepron si një kafshë e plagosur që gulçon për ajër dhe në dëshpërimin e tij ai do të përpiqet të bëjë gjithçka për ta rikthyer veten në sytë e Uashingtonit. Nëse më tregon qoftë edhe një person që mendon se ka ndonjë mbështetje domethënëse për Berishën në Uashington, unë do të provoj që ky person është budalla ose i çmendur.
Me sa di unë, edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, me përjashtim të një elementi të vogël periferik, shumica e shikojnë tashmë Berishën si një neandertal. Bazuar në përvojën time, besoj se Berisha ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një gënjeshtar patologjik dhe i pabalancuar mendërisht. Sot me PD-në që e trajton si të dëbuar, ai mund të quhet përfundimisht humbës.
Për të qenë të qartë, Trump dhe partia republikane aktualisht nuk kanë fuqi të anulojnë sanksionet e Departamentit të Shtetit ndaj familjes Berisha, por edhe nëse Trump hyn në garë dhe fiton zgjedhjet e ardhshme – është e pamundur të mendosh se Trump do investohej për të ndihmuar një person që është sanksionuar për korrupsion, nëse dosja e Berishës vendoset ndonjëherë në tryezën e tij. Unë di si ta shpreh zërin tim në Uashington, e kam bërë më parë për kauzat shqiptare dhe do ta bëj përsëri, veçanërisht nëse do të duhej të thoja të vërtetën për Berishën. Askush – asnjë Kokalari, asnjë Berisha dhe asnjë Trump – nuk më pengon ta bëj këtë.
– Evi Kokalari thotë se ka lidhje me Musine Kokalari. Çfarë mendon për këtë?
– Nëse kjo është e vërtetë, do të më duhej ta quaja një hipokrizi sepse babai i saj, Dr. Petrit Kokalari, ishte një anëtar me teserë i partisë komuniste dhe e di këtë sepse ai është i listuar në Drejtorinë e CIA -s si zyrtar i partisë komuniste dhe drejtor i një instituti mjekësor gjatë epokës komuniste në Shqipëri.
Emri i askujt nuk ka hyrë në atë libër pa qenë një person që i premtonte besnikëri Enverit. Dhe Petriti është Kokalari i vetëm në atë libër. Unë e them këtë me bindje pasi kam biseduar gjithashtu me të afërm dhe të tjerë që e njihnin dhe që më kanë thënë se Petriti mburrej se ishte i afërm i Enver Hoxhës gjatë një kohe kur kjo ishte në dobi të tij.
Sali Berisha ishte gjithashtu i njohur për shprehjen e admirimit të thellë për Enverin, dhe unë e di që Saliu kishte një lidhje personale me Petrit Kokalarin; Saliu ma ka thënë këtë në një prej takimeve të mia të hershme me të.
E kuptoj që gjatë komunizmit në Shqipëri shumë njerëzve u është dashur të bëjnë kompromis me Enver Hoxhën për të pasur një jetë më të mirë, dhe nuk është e drejtë të gjykosh fëmijën nga veprimet e babait. Por do të theksoja se ndërsa Petrit Kokalari shijonte frytet e të qenit në anën e privilegjeve të Enverit, anëtarët e tjerë të familjes Kokalari, si Musineja dhe Vera, po kalbeshin në burg, ndërsa Kokalarë të tjerë po dekompozoheshin në tokë me nga një plumb në pjesën e pasme të kokës, siç ishte fati i Syrja Kokalarit, babait të Verës dhe vëllait të gjyshit tim, apo Mumtaz dhe Vesim Kokalari, vëllezërit e Musinesë.
Pra, Evi Kokalari ka të drejtë të ndihet krenare që ndan mbiemrin e familjes Kokalari me Musinenë, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë rënë preh e manipulimeve të Berishës. Sidoqoftë, nëse ajo po përpiqet në një farë mënyre të përdorë shkëlqimin e Musinesë si një heroinë kombëtare për të çuar përpara interesat e Sali Berishës, një njeri që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të minuar demokracinë e Shqipërisë, unë do ta konsideroja këtë blasfemi dhe një turp për emrin e familjes sime.
Jam krenar që emri Kokalari është njohur dhe respektuar si në Shqipëri ashtu edhe në Komunitetin Shqiptar Amerikan për dekada, por kjo nuk ishte për shkak të ndonjë gjëje të bërë nga Petrit ose Evi Kokalari.
Respekt Geri per qendrimin qe mban ndaj ketyre goglave qe duan te futen neper kembet e Shqietareve per ti rezuar!Sa per Evin edhe mund te kete ndonje njohje intime me Trampin sepse helbete ndoshta vetem shqipetare nuk kishte provuar ,ndaj ndoshta ajo nuk genjen kur deklaron se ka afrimitet!
Babai i Evit, Petriti ka qene spiun i sigurimit.
OPTIMISTI
Kur shikoje qe i kane mbetur shqiptarise ende njerez si JU me rikthehet shpresa dhe besimi se edhe ne do te behemi nje dite si te tjeret .
KAM NJE KERKESE
Ne emre te gjakut qe ju rrjedh ne vena keni detyrimin qe: TE VAZHDONI DENONCIMET PER FATKEQESINE KOMBETARE ME emrin Berishe derisa kjo barre 30 vjecare ti hiqet nga shpina shqiptareve dhe atehere kam bindjen se edhe JU do te jeni me krenare se kurre per SHERBIMIN E SHQUAR
QE I KENI BERE KOMBIT
Dhe ti Geri nuk je me mbiemer Kokalari as Musinea, ju jeni Hoxhate . Nje familje eshte Kokalari ne Gjirokaster te tjeret e kane te mare mbiemrin.
E gjete edhe ti cenin e tij ne biografi….?! Hesht te pakten kete here! Leri metodat komuniste, ti anti komunist i flakte.
I vetmi Shqiptar (Amerikano-Shqiptar) qe kam njohur i cili punon vetem per te drejten dhe interesin Shqiptar.
Shume mire qe e kemi, do ishte edhe me mire nese do kishim me shume….
Pervec respekt per qendrimin qe mban ne ceshtjet shqiptare, respekt edhe per nivelin e kultures dhe llogjiken e analizes se problemeve.
Nje pjese e kesaj interviste eshte sinteza ne lidhje me ceshtjen Berisha, kur thote se:
“… Une e di ate qe di per ARMO, ALBPETROL, AEY dhe kaosin e vitit 1997; kushdo qe eshte i njohur me faktet dhe rrethanat e atyre ngjarjeve dhe mbeshtet akoma Berishen ose nuk ka kapacitet mendor per te kuptuar rendesine e atyre ceshtjeve ose eshte kompromentuar rende”.
Pjesa e fundit e kesaj shprehje eshte konkluzioni perfundimtar e realist, qe tregon nivelin e ndjekesve te Berishes. Per kete mjafton qe te shikosh se cfare njerezish marrin pjese dhe ulerasin me histerizem ne tubimet e tij, qe te kuptosh se ajo qe thote zoti Kokalari eshte tregues se ku eshte katandisur plaku Mere/Berisha.
I MADH JE GERI RESPEKT PER JU DHE FAMILJEN TENDE. KRENOHEMI ME JU
Shume respekt Geri per perkushtimin ndaj ceshtjes shqiptare.
Si ky Geri (aktivisti i Leshit), si ajo Eni (e Leshit) jane vetem dy njerez me kombesi shqiptare e me pasaporte amerikane si plot e plot te tjere.
Kaq.
Keta shqyekan njeri tjetrin ne fis….
Respect Geri…..nje denoncues i kahershem i korrupsionit shqiptar.
O Geri ,ngele si gore . S’ke lene njeri pa marre ne goje. Tani fillove me fisin si grua e keqe.
Shumica derrmuese e shqipetareve u plaken duke pare e degjuar se si nje serb me emrin Sal Ram Berisha mbas 30-vitesh Poskomunizem, ekziston me ze e figure ne Skenen Politike e ate Mediatike te Vendit duke kryer ate qe ka bere pa ndalim…Percarjen, vjedhjen dhe analfabetizmin e Shqipetareve……
Jam shume i bindur qe 90% e shqipetareve as nuk duan ta ndigjojne me ate Emer…edhe Demokratet e thjeshte e te mencur edhe shqipetaret ne Veri e Lindje te Drinit po ashtu………..Problemi i vetem eshte se ne Kapitalizem po nuk pate te ardhura nuk jeton…….dhe Media ( e shkruar dhe vizuale) kane si menyre te ekzistences se tyre ” Shitjen e Produktit”……pra automatikisht izolimi ( aq i deshirueshem) i Berishes eshte i pamundur sepse ato (Mediat dhe Politika) jetojne nga Produkti Berisha, pavaresisht se ai ka me shume se dy Dekada qe kundermon dhe qelb te gjithe Ambjentin shqipetaro-foles….per mendimin tim – Detyren qe i dhane e kreu me sukses……Serbia duhet te jete krenare per serbin Sal Ram Berisha………ndoshta nje Dite edhe ata qe nuk i besojne ose i kundershtojne me fanatizen, cka u shkruajt me siper, do mesojne poshtersite, qe si Enveri u beri shqipetareve per 45-Vjet , ashtu dhe Sal Ram Berisha per gati 30-Vjet………Qoft Zoti per Jet e Mot me shqipetaret fisnike……
Bravo Geri Kokalari-nje analist brilant politik qe do te ishte nje fatbardhesi per popullin shqiptar te ishte ne krye te Presidences se Shqiperise.
Respecte Z.Geri ju kam ndekur gjithmon jeni nder te paktet patriot qe nuk keni reshtur se shkruajtur per te thene te verteten per pjellen me te keqe te kombit tone pas Enverit per kriminelin Sali Berisha demet qe i beri ky moster kombit jane te pa riparushme. Gjithe te mirat zoti ju becofte ?????
z.Kokalari!
Çdo shkrim,a prononcim i juaji ne media eshte i mbarsur me kulture,intelekt,patriotizem.Sejcili shqipëtar i ndergjegjshem dhe i ndershem,e ndjen vehten te mbushur me nje ndjenje krenarije te ligjeshme,per një shqipëtar si Ju.
Përshëndetje Geri!
Ke thënë vetëm të vërteta.
Por duhej të shtoje diçka: pas asaj që ndodhi më 6 janar, kjo turpi i fisit tuaj dhe komunitetit shqiptar në Astoria, N.Y., bëshkë me një idiot tjetër, filluan një fushatë fondmbledhëse për të organizuar një 6 janar tjetër, por meret vesh që askush nuk u a vari.
Ore e ka parë njeri këto nja dy tre ditë? Nuk po duket që pas takimit me Liken. Mos kanë vajtur për not në Lalëz dhe …?
Ky eshte nje sharlata! Opinionet e tij ne vite jane te diktuara nga “vemendja”,ose “mungesa e vemendjes” qe kryetaret e shtetit shqiptar i kushtojne si individ:E takoi Berisha ,e ngriti ne qiell…e takoi Rama …e ngriti ne qiell edhe Ramen…e neglizhoi Berisha ,ju leshua si qen me britma gazetash…pastaj ju leshua edhe Rames me lehje…me shue se nje Kokalar eshte nje kokepalar.
Geri Kokalari do te ishte kandidati perfekt per President te Shqiperise!