Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës

7 Tetor 2021, 20:05Politika TEMA

Sali Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Megjithatë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre.

Lidhur me këtë situatë gazetari Mustafa Nano tha se pavarësisht se Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur.

Por nëse në fund gjykata mund të kërkojë të luajë një rol, sipas Nanos një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës.

“Berisha i ka aq firma sa i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por ai vetë nuk e di nëse mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të ishte gjëja e duhur që do ti garantonte suksesin, sepse Basha ka premtuar se nuk ka për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të diskutuar lidhur me ndonjë linjë anti amerikane në PD, kjo gjë ka marrë fund.

Në fund mbetet një ballafaqim në rrugë i të dyja palëve dhe do të ishte për të ardhur keq që një problem i rëndësishëm i PD të zgjidhej në rrugë, me ndërhyrjen e policisë apo me ndërhyrjen e gjykatave.

Sepse edhe gjykata në fund mund të kërkojë të luaj një rol, por besoj se do të jenë nën presion sepse nëse marrin një vendim në favor të Bashës do paragjykohen si gjykatat e Edi Ramës që po i shërbejnë pengut të tij Lulzim Basha.

Nëse marrin një vendim në favor të Berishës do akuzohen si gjykata që po nxisin destabilitet në vend.

Do jetë një vendim nën presion, por unë besoj që një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës sepse aty janë shkelur rregullat.

Sepse me rregull aty duhet të flisnin forumet në Grupin Parlamentar të PD.

Në fund Berisha mendoj do jetë viktimë e të gjitha abuzimeve që ai vetë ka shpikur dhe të tjerët thjeshtë kanë ecur në gjurmët e tij dhe kjo do të ishte finale e bukur për një njeri si ai”, tha Nano për Mcn.

2 komente në “Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës”

  1. drini says:

    Po qe se gjykatat vendosin bazuar ne sentimentet e turmave athere ato nuk jane gjykata. Po se mos kane qene ndonjehere deri tani.

  2. Asd says:

    Nje gjykate e mire duhej te kishte marre kohe me pare Berishen ne gjykim dhe ta kishte mbyllur ne burg. Eshte njelloj sikur nje serial killer te diskutohet nese eshte e drejte apo jo te tymose ne ambjentet e burgut. Nano nuk eshte koherent me tematikat qe ngre. Kjo i ndodh sepse ai ka ne fokus terheqjen e vemendjes me artikujt e tij per interesa personale te honorarit, dhe jo interesin publik. Guri qe hedh ne lume devijon debatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje