Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë: Mbyllja e punimeve shtyhet më 2023

7 Tetor 2021, 08:47Politika TEMA

Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.

Një analizë e posaçme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për ecurinë e punimeve në këtë aks referon se duhen së paku 56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Rruga, e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera.

Ministria e Infrastrukturës përllogariti se, financimi në segmentin e parë kërkon 20,5 milionë euro shtesë, në segmentin e dytë 24.6 mln euro shtesë, shërbimet e këshillimit kërkojnë 1,5 mln euro, fondi emergjencave 5,1 mln euro, punime shtesë në hyrje 5 milionë euro (totali 56.7 mln euro).

Përveç kostove shtesë që rezultuan nga gabimet në projektim e gjithë rruga është një projekt pa fisibilitet. Një inxhinier i njohur i fushës që nuk pranoi të indentifikohet me emër tha se, rruga e re Qukës -Qafë -Plloçë është një projekt i gabuar dhe me kosto të larta si në drejtim dhe në mirëmbajtje. Ai tha se ndërtimi i këtij aksi nuk ishte pjesë e prioriteteve kombëtare të infrastrukturës rrugore.

Ai tha se do të duhen më shumë se 200 milionë euro për ndërtimin e një traseje krejt të re, e cila nuk është as dy kilometër më e shkurtër se aksi ekzistues rreth 43 kilometra. Rruga e re kalon në një lartësi që arrin deri në 1300 metra mbi nivelin e detit dhe e bën të pamundur mirëmbajtjen e saj për periudhën e dimrit. Ky është investim kryekëput gabim, tha eksperti, pasi rruga e re kalon në një terren më të vështirë se aktualja dhe për më tepër, ka të njëjtën gjatësi sa ajo aktuale.

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës raportoi se kanë përfunduar 68 % të punimeve, por në fakt ka mbetur pa u ndërtuar pjesa më e vështirë e veprave të artit ura dhe tunele, duke bërë që deri në vitin 2023 të amortizohet edhe pjesa e përfunduar e punimeve dhe përfundimi i saj të kërkojë fonde të vazhdueshme. Një histori e ngjashme është edhe në aksin Kardhiq- Delvinë, ku kostot shtese po rriten vit pas viti përtej çdo parashikimi.

Segmenti i ri do të ketë gjatësi prej 43 km.

Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe me pas vazhdon në malësinë e Mokrës, zonë e cila njihet për si një zone me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak te saj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, me shume se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 m i gjatë.

Rruga do te ketë gjerësi prej 12 m, nga te cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m total), 2 bankina te asfaltuara me gjerësi 1.5 m secila dhe 2 bankina të pa asfaltuara me gjerësi 1 m secila.

Projekti është ndarë ne 3 seksione ndërtimi, nga te cilat 2 seksionet e para do te financohen nga Banka islamike për Zhvillim (IDB) dhe seksioni i tretë do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD)./B.Hoxha-Monitor

4 komente në “Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë: Mbyllja e punimeve shtyhet më 2023”

  1. Shtet krimbash says:

    Hahahahahahahaha! E tashti spjegoni perse nuk pergjigjet askush per keto qindra milion Euro te shperoruara e te vjedhura. C’fare thote zoti Bode per kete objekt? Si ka mundesi qe nuk ankohet se nuk mund te shkoje ne Rakicke me nje rruge 2 km me shkurt? Te pakten te denohet nja 20 pergjegjesit kryesor per kete shperdorim te fondeve publike, ASHTU SIC U DENUAN ATO TE 120 MILION EUROVE TE TEC-it VLORE. KAFSHE.

    1. pjerer says:

      Ne fakt duhet te nderhyje SPAK ne menyre serioze,do ndodhe ndonjehere valle? Qe tj marrin setiozisht keto shperdorime qindra milioneshe duhet tu futen me themel. Nuk eshte e thene qe ti ken vjedh personalisht ministrat,apo drejtore apo klane nen peshen e rendeses se politikes,por edhe kompanite private,pajtojne eksperte te zote kur bejne komtratat,kunder kane shpesh eksperte me diplloma kristali,dhe milionat avullojne njesoj.Ata qe do paguajn,jane femijet e niprit tane,kjo eshte e sigurt,sepse keto rritin borxhin publik.

  2. Sokol says:

    Bashkohem me inxhinierin anonim …nje shofer me pervoje qe punonte eskavatorist ne kompanine qe kryente punimet qe para dy vjetesh me ka thene se nuk e kuptoj se kush e ka projektuar kete rruge ne te cilen ngricat fillonin ne fund te tetorit dhe shkriheshin ne fillim te majit….imagjino me infrastrukturen tone se si do te shkojne punet…sapun!!

  3. fariu says:

    Rruga Qukes-QafePlloçe, ka gabime te medha ne projektim.
    Sa gjurme jane studiuar dhe u eshte bere fizibiliteti per projektin e kesaj rruge?
    A eshte bere studimi gjeologjik i sejciles gjurme te projektuar ?
    Duke qene se nuk ka nje fisibilitet per secilen gjurme te projektuar, do te thote qe kjo rruge eshte pa nje projekt te mirfillte.
    Rruga ka qene dhe eshte e shume e domosdoshme per zonen ku kalon, per eliminimin e Qafe-Plloçes, Qafe-Thanes dhe shkurton distancen Qukes-QafePlloçe e cila nese do vazhdonte drejt Kapshtices rreze malit te thate, do ishte nje vije pak a shume e drejte Librazhd-Kapshtice, per tu lidhur me autostraden e ndertuar deri ne Kapshtice ne shtetin Grek.
    Rruga, nuk dime nese ka nje gjurme me te studiuar ku nuk e kalon lartesine maksimale as 1100m (ne zonen Devorr-Maline-Potkozhan-Kalivaç). Kjo gjurme mund te kalonte diku ne fshatrat Selce e Siperme-Hoshteçe-Pleshisht-Devorr-Maline-Potkozhan-Kalivaç dhe pastaj me nje tunel rreth 1.5km dhe me pas me pas me 3 a kater tunele qe nuk i kalojne nga 200 deri 300m sejcili dhe ura, del direkt tek rezevuari ne fshatin Stropske.
    Kjo gjurme do ishte me e shkurter nga ajo ku punohet aktualisht, kalonte ne zone shume me te qendrueshme gjeologjikisht.
    Ne shqipetaret nuk jemi aq te pasur sa te mundohemi te ndertojme sa me lire dhe te na kushtoje sa me shume ne te ardhmen, ashtu si rruga Tirane-Elbasan.
    E çuditeshme si eshte projektuar kjo rruge ne nje zone aq shume te pa qendrueshme gjeologjikisht siç eshte segmenti Pleshisht-Lagja Qosolla ne Trebinje dhe ne disa pjese te tjera te segmentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje