Nga Frrok Çupi
PD ka shërbyer si trap për të kaluar lumin turli batakçinj e kriminelë gjatë gjithë jetës së vet. A e keni pikasur ndonjëherë me këtë pamje?!
Që kur nisi:
Besnik Trungu, piktori i talentuar që më kishte dizajnuar kokën e gazetës ‘RD’, teksa po shkoja në klubin e Lidhjes, atë ditë më pret te dera e studios. ‘Ata të tutë më kërkojnë t’u bëj edhe kokën e PD- më tha. Ma kërkojnë dhe më thonë ‘bëje kështu, kështu, kështu…’, si RD-në. Mirëpo ja si del- më tha Besniku i shqetësuar- dhe më tregoi këtë kokë që ka sot PD, një figurë blu që është e tëra një ‘drapër e çekan’, simbol i Partive Komuniste.
Me sa duket kjo ishte simbolika e parë se PD do të shërbente për të kaluar sjelljen politike komuniste nga bregu ku kishte jetuar, drejt bregut ‘të ri’ të Demokracisë. E gjithë sjellja politike e epokës post- komuniste, ishte po aq komuniste sa më parë. Plus që u mbush plot me anëtarët më të egër të PPSH, zyrtarë të Komitetit Qendror, Sigurimsa, xhelatë, njerëz me grada… Dmth., PD-në ia vunë në shërbim Partisë së Punës për të bërë kalimin e butë, nga atje, këtu ku jemi.
Pasi nisi, derisa:
… Derisa një ditë, ka qenë fillim marsi i vitit 2019, kur këta ia dhanë PD-në Ilir Metës. Metës ia dhanë që t’i shërbejë si mjet lundrues për të kaluar moçalin ‘kundër Amerikës, pro- vdekjes si Allende, kundër Kushtetutës së Republikës’, etj. Atë pasdite, djali nga Skrapari, nipi i Duçkës që kishte kaluar jetën në Stamboll, bëri spektakël me ‘veshjen e PD’. Jo se kishte një rrobë simbolike të PD, por gjithë bulevardi dhe trupi i Metës u vesh me materialin njerëzor të PD-së.
Të nesërmen ‘trapi’ u sistemua në ish- zyrat e SHQUP; por sa rëndësi ka. Që atë ditë unë gjeta titullin për shënimet e mija mbi librin e ri për PD: ‘Trapi i Vjetër’.
Dhe më në fund:
‘Trapin’ e ka marrë vetë Sali Berisha. Ai erdhi në PD si i dërguar i Politbyrosë komuniste, por mori ‘trapin’ që të kalonte ujërat e veta dhe të disa të tjerëve. E rrënoi atë vegël të vjetër që e vuri vetëm e vetëm në shërbim të vetes dhe familjes së tij; dhe ja ku po e merr prapë sot. Me atë mjet që u bë aq i neveritshëm që nga vitet 1996 e ’97, pa pikë droje, Berisha kaloi mbi lum e mbi dete korrupsionin gjigand të tij e të familjes, me atë trap iu sul kundërshtarëve brenda PD dhe më në fund po me atë trap kërcënon vetë ‘nëndetëset’ e Amerikës. Tani mbi atë vegël copë- copë ka vënë menderet dhe shkon andej këndej kinse për ‘Foltore’.
Trapi, si autor në krim:
Në vitin 1997, PD u përdor për të kaluar përtej detit fajtorët e mëdhenj të gjakosjes së popullit, të vrasjes së qindrave, të helmimit të Vlorës, mjeshtrit që dhunuan e torturuan njerëz, ata që zhdukën disa, autorët e planit për ta kthyer vendin në tokë të djegur. Presidenti nga PD, Berisha, vuri në atë ‘trap’ 700 vetë, mes të cilëve edhe të bijtë, vjehërr e vjehrre dhe i dërgoi për në botën pa luftë. Në arkiva ndodhen firmat e Berishës që ka lëshuar 700 pasaporta diplomatike për të kaluar në Perëndim të gjithë ata që i vunë flakën vendit, që nga Gaziden, Zhulali, Mulosmani, soj e sorollop të tij.
Në vitin 1998, krejt me konfigurimin e mjetit lundrues, përdori arkivolin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, dhe iu sul portës së madhe të selisë së qeverisë. Me atë mjet, si lundrues, do të kalonte moçalin prej Opozitës drejt pushtetit.
Pastaj e morën me radhë:
Damir Fazlliq e mori gjithë qeverinë dhe Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes për të kaluar milionat në emër të vet e të familjes Berisha.
E kishte marrë PD-në si trap me qira edhe vetë Millosheviçi kur thithi naftën nga Shqipëria drejt makinës së vet gjakatare mbi shqiptarët e Kosovës; bashkë me Berishën e grahnin të dy.
Kush nuk i hipi atij mjeti të shkretë!… Tani jam i sigurt se ‘trapin’ e kishin akaparuar djajtë që ia donin të zezën Shqipërisë që para se të themelohej PD. Se ndryshe nuk kishte si të ndodhte që agjenci e organizma spiunazhi e shkatërrimi nga jashtë, bënë të mundur që të hidhnin përtokë gjithë pasurinë e vendit të krijuar deri në vitin 1990. Këtë e bënë përmes veglës së PD- së.
Tani ‘trapi i vjetër’ është vërtet i rrënuar, por mua më duhet për titullin e librit.
Sepse je trap komplet o mirditas
‘Turki.’ po nuk je shqiptare …nuk harxhoj kohe …me….!ndryshe je injorant e zvarranik truthare e gomare! Une nuk jam mirditore,po cfare je ti o i mjere cfare i di mirditoret??? Ti nuk je as ‘pucer ne bythen e tyre’ ! krahinat shqiptare jane pjese te pa ndara te vendit tone te bekuar !
Bravo zoti Frrok Cupi,je brilant.Te gjitha shkrimet e tua jane vertete per t’u lexuar e per t’u mare ne konsiderat si te verteta,pasi te verteta jane.Urime dhe respekt.
Nje keshille kame ju personalisht.Mos degjo disa injorant qe flasin kundra teje se ata jane ekstremistet e Saliut dhe te Metes.Jane pikerisht ata qe te kane inat se shkruant gjera te verteta.
Kujt i palsi trapi per trapin qe shkruan ti o Frrrok!
Bravo Frrok Cupi- je publicisti me i talentuar dhe me i pergatituri me pervojen personale dhe kolektive te shqiptareve
per te shkruar kryevepren tende perpara se te dorezohesh ne doren e Zotit!
O frrok, shkruaje se me librin tend do fshij prapanicen se e sigurt qe kushton me lire se letra higjenike.
oshte vertet i modh
si ja the si Trapi i Vjeter haaaaaahahahahaahahahahahahaha
O Frrok!
A te jane thare pantallonat .Se tu be kohe qe ke zbritur nga ky trap .Ku i lage ato se bashku me breket.
Ky mirditori dhjeraman, kujton se mund te behet si Mero. Hi hi çfarë kari. Na mbiu cdo dite. Askush se lexon. Ky vazhdon të bëjë “lozonjarin” sumëshpuar. Spiun I shterur deri ne kalbëzim.
Bravo, e prisnim prej kohesh nje AUTOBIOGRAFI tenden
Respekte Frrok! Plerat e Sales do te shajne por ngaqe jane injorante si gjithe klubi i tyre PD, me shume lartesohesh. Sot lexoju trapin neser lexoju sapunin…
Bravo Frrok! Titull i gjetur bukur ! Vlen edhe si autor i librit….
Te lumte pena Frok, je vertet vecante. Respekt per talentin ne shkrime.
@antigashisti, @Adi, @Buda, jane nje: Frrok Cupi qe i thurr lavde vetes me pseudonime te ndryshme
Ik or spiun i qelbur!! Nuk te lexoj asnje rresht se nuk vlen as per te fshire bythen
@Pendido
Une ne fakt jam Adi dhe Frroku nuk mendoj se ka kohë ti shkruaj vetes komente pasi eshte duke bere shkrimin tjeter qe ty te ka zene frika pa dale akoma. Shko beji palma Sales se trute ti ka shplare njehere Enveri dhe me pas djali qe kaliti partia e tij Sala. Idiot!
Pendido, pendohu per hamendjet. Une nuk jam Frrok Cupi, por i kam ndjekur shkrimet e tij qysh kur shkruante ne auditoret e Universitetit.
Bravo Frrok!..Ky trap i drejtuar nga keta trapa shkaterruan shqiperine dhe vet shtetin e tij..E sa volume duhen per te pasqyruar thermimin e ketij shteti fatkeq..Vetem per 96 e 97 ten kur shteti u shkri si kripa ne uje nuk do te mbaronin kurre keto volume. E shkaterruan shtetin si te shkaterronin nje kasolle.Dhe sikur te mos kishte ndodhe gje ky popull i hipi perseri ne kete trap te mallkuar , per te vazhduar ende shkaterrimin e medhe te shqiperise, paqene koishient se pas prishjes se shtetit veshtire se gjen dicka per prishur me tej..
Ooo jane versulur buçet te te shajne o Frok…aq shume jane percelluar..qe nga titulli i LIBRIT e deri tek trapi i vjeter…konkluzion
Te lumte dora…qente le te lehin…duan racionin…me tallon ne dore.
O Frrok o K…ti shkruahte liber per trampin ..idiotin boteror te politikes…je i pabesueshem ..je nje sharlatan plak.
EH, BRE SHOKI SALIH !
” Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatet e pluralizmit
në Shqipëri se po të pret fati i paraardhësve të tu ”
Sali Berisha
Eh, more shoki Salih sa e çuditëshme qenka kjo jetë ! Po ndodhkan gjana që s’t’i pret mendja dhe as t’i rrok truri. E kujt i ka shkue ndërmend dikur se do të hidhej poshtë shoki Enver dhe do të tërhiqej zvarrë shtatorja e tij prej bronxi ?! Ty e mue, jo e jo, por as shumë të tjerëve që atëhere e dojshim shumë dhe e qujshim të pavdekshëm. Mirëpo, ja që ndodhi. Madje, ti ishe kryetari i karvanit të trumpetave dhe i shoqatës së vajtojcave kundër të këqijave që na kishte sjellë regjimi që t’bani ty doktor dhe partia që të bani ty anëtar në ditëlindjen e saj, me kërkesën dhe dëshirën tënde.
Kur të shikoja ty nëpër mitingje dhe në studio televizive që e ngrije zanin në kupë të qiellit dhe i përsërisje dhjetë herë, pa u lodhur, neverinë dhe urrejtjen për shokin Enver, unë sillja nëpër mend rrugëtimin tënd nga kulla e katundit të malësisë në kryeqytetin e Shqipërisë, studimet brenda e jashtë vendit dhe, sidomos, shërbimet e paçmuara që i pate bërë udhëheqjes së partisë së kriminelëve, duke iu ulur tensionin e gjakut dhe normalizuar rrahjet e zemrave. Siç ke thënë vetë, para Zotit dhe mjekut janë të gjithë të barabartë, e sidomos përpara mjekut që ëndërron të bëhet zot.
Më vonë fillova të kuptoj se të gjitha veprimet dhe qendrimet e tua para vitit 1990 kanë pasur si synim vdekjen e shokit Enver dhe Politbyrosë dhe përmbysjen e regjimit, mirëpo ne nuk ishim aq të hollë dhe as të ditur sa të kuptonim se prania jote në shërbimin mjekësor në Bllok synonte të sillte vdekjen e tyre dhe çlirimin tonë. Madje, edhe fotografitë e shumta që kishe bërë me anëtarët e Byrosë Politike, ne i merrnim, gabimisht si shenjë respekti dhe krenarie që gjendeshe pranë tyre dhe jo si tregues i përpjekjeve tua të holla për ” t’ua futur ” me marifet, siç e bëre më vonë kur ata të dërguan si të besuarin e tyre për qetësimin e protestave studentore të shkaktuara dhe nxitura prej tyre.
Është për të ardhur keq që ti e pate vënë jetën tënde në rrezik duke lundruar me varkë në liqenin e Pogradecit dhe duke vozitur fëmijët dhe nuset e shokit Enver, gjithnjë me qëllim që t’i mbysje në ujë për të mos lënë trashëgimtarë, qoftë duke u mbytur edhe ti me ta. Guximi yt prej burri malësie dukej qartë kur ti arrite me zgjuarsi dhe trimëri me depërtue deri në shtëpitë e tyre dhe të kaloje netë të tëra dimri i ulur në shiltet e familjes së shokit Enver, në pritje për t’ua bërë gjëmën si familje. Po të mos kishte ardhë kjo kohë që kemi, askush nuk do të arrinte t’i kuptonte, pa lëre më t’i vlerësonte, sakrificat e tua për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.
A të kujtohet shoki Salih kur të pata paralajmërue që të kesh kujdes me politikën se ajo ka rrëzue burra me za kudo në botë por ma ktheve se ti ishe ndryshe, dhe se kur ka sundue 15 vjet një injorant si Ahmet Zogu, ti do të rrije në pushtet shumë, shumë më gjatë ? Po kur të pata kujtue ” ligjin e mohimit të mohimit ” a e mban mend, dhe ti m’u përgjigje se ai ishte shpikje e kriminelit Marks ? Unë të pata tregue se Marksi nuk kishte aq mend me e shpikë atë ligj por ai, thjesht, e kishte konstatue dhe argumentue, mirëpo t’i më quajte me përbuzje ” komunist “, megjithëse e kishe ende në xhep atë teserën e anëtarësisë në PPSH.
Po, a e shikon more shoki Salih se po të del fjala ime dashamirëse, sepse edhe ty të ” mohoi ” Lulzimi, biri yt moral e politik që e rrite me duart e tua dhe besoje se nuk kishe askënd më besnik se atë ? A e shikon pra se ti mohove shokin Enver dhe Lulzimi të mohoi ty, pra ndodhi mohimi i mohimit ? Si patriot i yti, unë s’e prisja dhe as e dëshiroja këtë, megjithëse e di se një hall i madh e ka detyrua, ashtu si ty dikur në vitin 1990. Ty të detyroi nevoja për pushtet pasi ishte koha e ndryshimit të sistemit politik dhe nuk mund të bëhej kush sundimtar pa mohue shokin Enver. Edhe Lulzimit sot ia futën të dy këmbët në një këpucë, duke i thënë: A don të vish në pushtet duke mohue e përjashtue shokin Salih apo don ta kalosh gjithë jetën nëpër çadra e bulevard duke tregue përralla dhe hedh shishe molotov mbi godinat shtetërore ? Dhe ai, nën shembullin tënd dhe si nxënës i yti, zgjodhi të parën pasi nuk është aq budalla sa të mos i pëlqejë pushteti.
Unë çuditem more shoki Salih se si ta bani Amerika me hile dhe të hodhi në koshin e plehërave pa kurrfarë dhimet. Po, a e harroi ajo kaq shpejt dashurinë tënde të pakufishme për të, përkushtimin tënd fisnik e të dëlirë për demokracinë dhe parimet e shtetit të së drejtës ?! Unë nuk mund t’iu besoj syve dhe as veshëve kur shoh se ata që nuk lanë gur pa luajtur dikur për të të sjellë ty në pushtet, kanë filluar të luajnë gurë të tjerë për të të nxjerrë fare nga politika. Nuk i kanë luajtur ende të gjithë gurët, por kij kujdes se janë ca gurë të rëndë ende pa lëvizur të cilët as peshëngritësi, z. Meta nuk do të mund t’i largonte po i rrokullisën mbi ty. Lëre që ai as do afrohej për të t’i larguar pasi ndihet i sigurt se do t’i binin mbi kokën e tij. Ai vërtetë të ka krahasuar me verën që sa më shumë rri, aq më e mirë bëhet, mirëpo z. Meta nuk e di se në kohën që verës i ndërrojnë shishen nuk duhet lënë me grykën hapur, ashtu siç ndodhi me ty kur kalove nga shishja e komunizmit në atë të antikomunizmit dhe, rrjedhimisht, u thartove e hidhërove deri në atë masë sa zemërove edhe të zotin e kantinës. Kur sjell ndërmend përpjekjet e tua vigane për t’i qendruar sa më afër Sekretarit të Shtetit, z. Xhejms Bejkër në tribunën e Sheshit Skënderbej në qershor 1991 dhe tani përpjekjet e tua të mundimshme për ta dërguar në tribunalin e Francës Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, unë mahnitem nga zhvillimi dialektik i historisë që na kanë pas mësuar dikur krimineli Marks dhe banditi Lenin. Besoj se tani edhe ti do të jesh bindur se rreziku anglo – amerikan paska ekzistue vërtetë dhe se tani ai është ende aq veprues saqë po të imponon një ” pleqëri me samar “, siç thoshin të parët e tu dhe të mitë dikur. Eh, more shoki Salih, sa e vështirë qenka jeta dhe sa i çuditshëm ky njerëzim i pabesë !
Unë po ndjek me vëmendje rrugëtimin tënd të quajtur ” Fallxhorja ” për ta sqaruar popullin e mashtruar mbi komplotin Soros – Rama – Basha dhe mbi vetëdijen tënde demokratike dhe të shkuarën e lavdishme të qeverisjeve tua. Shqiptarët nuk të njohin mirë sepse, përndryshe, do të të bënin sërish sundimtar, ashtu siç kishin arritur të të njihnin ata të burgosurit ordinerë të Durrësit dhe Shkodres që u shprehën të gatshëm të rrëmbenin automatikun dhe, madje, të vdisnin për ty, veç të riktheheshe edhe një herë në pushtet për ta shpëtuar këtë popull të vuajtur e mosmirënjohës dhe për t’iu risjellë demokracinë e rrugës.
Unë mendoj se je në rrugë të mbarë por, në një vend ma prishe o shoki Salih. Ti, njeri me aq shumë mend, madje Skënderbeu i Tretë, sepse i dyti ishte shoki Enver, si ia lejon vetes ta urosh armikun e gjithë shqiptarëve, narkotrafikantin dhe Zografin bis Edi Rama të ketë fatin e paraardhësve të tij ?! Po, a s’e din ti shoki Salih se paraardhësit e tij qendruan në pushtet gati 50 vjet dhe vdiqën në shtëpitë e tyre pasi kishin mbushur gati 100 vjeç ?! A mos don ti që edhe tradhëtari më i madh i shqiptarëve Edi Rama të qendrojë në pushtet edhe tridhjetë vjet ?! Mos more burri i malësisë, se na more në qafë ne demokratët dhe të gjithë shqiptarët ! Ti, a po kërkon që, larg, shumë larg qoftë, me shkue në botën tjetër pa e pa Ramën pa pushtet ?! A don me na ba me hanger bar ne demokratëve, siç tha ajo që mos iu përmendt emri ?!
Edhe një lutje kam në fund, o shoki Salih, megjithëse e di se nuk do të ma vësh veshin, ashtu siç bëre në vitin 1990. Mos e rëndo shumë Lulzimin pasi, në fund të fundit, siç tha edhe kjo amerikanja Kokalari, ashtu siç t’i dha ty shoki Ramiz ( Alia ) çelësat e pushtetit në vitet ’90, edhe t’i ia besove Lulzimit në 2013. Është tjetër punë që ai kishte ngatërruar derën dhe nuk mundi të hynte në zyrën kryesore të pushtetit, megjithëse pati shpallur ” Republikën e Re ” dhe veten ” kryeministri i ardhshëm ” ! Në fund të fundit ai kishte besim se dera do i hapej sapo të përmendte emrin tënd dhe të tregonte se i përkiste shkollës berishiste. Ashtu siç more ti vendimin e jetës tënde në dhjetor 1990, duke braktisur shokin Enver, edhe Lulzimi mori vendimin e jetës së tij, duke të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, por duke ruajtur gjithë trashëgiminë tënde të vyer politike, si aset i çmuar i partisë dhe i gjithë Shqipërisë.
Unë kam besim se ti do të fitosh, siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë besim ma shton edhe prania në krahun tuaj e profesorit me të ardhme të ndritur z. Tritan Shehu. Vetëm një gjë më trishton. Edhe pse gjallë dhe i fortë, kundër teje po dalin mjaft bij të tu. Merre me mend çfarë do të ndodhë kur, larg qoftë, ti të mos jesh më midis nesh. Gjithësesi, në ndodhtë kjo gjë, sepse njerëz jemi, mbaj lidhje me Salianjin sepse ai ka eksperiencën me Babalen dhe do të të informojë vazhdimisht mbi tradhëtarët dhe grupet armiqësore që do të shpallen armiq të hershëm, por të kamufluar të veprimtarisë tënde. Gjithashtu, Salianji do të ketë mundësinë edhe të të njoftojë prej këtej kur shteti amerikan ta heqë statusin ” non grata ” dhe, madje të kërkojë falje për gabimin e bërë. Sepse, njerëz janë edhe amerikanët. Edhe ata gabojnë, sidomos kur të akuzojnë ty.
Edhe vete je nje i tille.
Mallkuar qofshin te gjithe ata qafire dhe injorante qe shkojne neper foltoret e djallit berishovic,,
Njerez te tille eshte e pa mundur te gjesh ne te gjithe boten
Turp ne syte e botes,,
Jam kurioz te lexoj komentet qe jane bo ktu te Tema para zgjedhjeve te vitit 2013,kur ne nje debat atehere ( jo shume kohe me pare)Frroku te vriste po te flisje kunder Sali Berishes. I tha Eduart Zaloshnjes,qe bonte sondazhet dhe nxirrte Ramen dhe Meten fitues e ke pasur motren nje cope kurve te Pd.Besoj ju kujtohet. Eshte fix po ai Frrok si i dale nga varri
FANTASTIK! Me dy rreshta i the te gjitha. O Zot, çfare i kane punu ketij vendi e ketij populli!
Por qe ka akoma ca shpellare zvarranike e truthare…, mos o Zot te biesh ne nivelin e tyre.
Respekte per ju z.Frrok,jeni e verteta e padiskutueshme ne shkrimet tuaja
O Frrok!
A te jane thare pantallonat .Se tu be kohe qe ke zbritur nga ky trap .Ku i lage ato se bashku me breket.
Si perhere brilant Frrok Çupi
Ne shkrimet e tua z. Frrok Cupi une lexoj vetem ngjarjet e verteta qe i kemi pare me sy dhe sigurishte i kemi diskutuare mes shokesh ne pune ne familje dhe shoqeri.
Keto vertetojne ate qe kemi thene e sterthene se PD u krijua nga kreminelet dhe nga antishqiptaret e terbuare brenda dhe jashte vendit.
Kjo parti duhet me çdo kushte te nxirret jashte ligjit dhe krijusit e saj nga i pari deri tek roja i deres ti jepen drejtesise popullore dhe asaj te vertete shqiptare.
Kjo e ashtuquajtur parti politike per keto 100 e ca vjete shqiperi ika bere me te zezat e mundeshme qe mund ti behen nje populli dhe nje kombi.Sali Berisha duhet te shpallet anti shqiptar dhe ti hiqet kombesia se nuk ka lidhje me te.
O Frrok, a do te shkruash ndonje liber tjeter per “trapin e rilindur” qe perdori PS per te dale ne breg, se “trapin e vjeter” te PD e morem vesh; le qe e dinim edhe pa na e thene ti.
je i madh o lala Frrok.
Tamam Trapi i vjeter, sillet verdalle ne lumin e turbullt.
Edhe kto kar tifozet, besojne se Frrok Trapi i ditka te gjitha.
Me siguri do e therrase spak-u kte Frrok TRAPIN qe te depozitoje gjithe kto fakte qe paska kunder Berishes.
z.Çupi!Te lumte!
Sot me shume se kurre ndriçimi dhe demaskimi i vepres kriminale 30- të vjeçare berishjane,eshte detyre mbarekomëtare,qytetare,për më tepër intelektuale.
Sot, perjashto militantët injorante fanatike, shumica e shqipetareve e kane te qarte se e gjithe rruga pseudo demokratike berishjane,ka qene nje lufte e pa principte per pushtet e përfitime personale.
Qe ne momentet e para pati shume individe qe s’kishin asnje shprese qe nga një ish komunist fanatik i PPSH-së,te prisnin nje te ardhme demokratike.Te gjithe u goditne dhe u eleminuan me metoda berishjane.U shkateruan institucjone qe janë kollona bazë te nje shteti dhe u zevendesuan me institucjone qe i hapnin rrugen diktatorit te ri.
Dhe diktatori i ri me zellin dhe pasjonin e rralle te nje birboje antishqipetar, me dashje a jo i ka bere nje dem me te madh Shqiperise,se sa ai vagabondi i”Sokakut të tëmarëve” te Gjirokastres.
Dhe mbas gjithe ketij zullumi te pashembullt kriminal,pretendon te mbijetoje duke kerkuar fakte!!!…