Skandali me institucionin e Presidencës: Ilir Meta del hapur në fushatë për Berishën

6 Tetor 2021, 18:14Politika TEMA

Edhe pse Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që të dërgojë këshilltarët e tij në mbështetje të fushatës së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës.

Ylli Asllani, Këshilltari për Pushtetin Lokal i Presidentit Meta ka marrë pjesë hapur në një takim që Sali Berisha ka zhvilluar në Gjirokastër në kuadër të turit të tij për të anuluar vendimin e Bashës që e përjashton nga grupi parlamentar.

Video-përgjimi i Dritan Priftit ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli Ilir Metën, ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë.

Por Meta falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm.

Me sa duket, Meta po i kthen borxhin e vjetër mikut të tij që nuk e çoi në qeli.

4 komente në “Skandali me institucionin e Presidencës: Ilir Meta del hapur në fushatë për Berishën”

  1. Sara says:

    ia fusi kot, … uk e ka derguar Ilirin Idhin… ai per cdo gje i detyrohet Saliut ne jete!!

    1. Agron says:

      Po ti artikull shkrues kujt po ja lan borxhin? Se mire Meta e morem vesh qe po ja lan Berishes per nje ngjarje te parq 14 vitesh. Po ti? Si e ke hallin? Ik ha pershesh tani se e fitove buken sot

  2. Julio says:

    Meta kërkon komordare për të dalë në breg, kot e ka, sepse berisha vet do tja fusi në përballjen me të në gjykatë. Të dy i kanë duart me gjak. Ata bashkë munnnnd të ndajnë vetëm qelinë.

  3. elitex says:

    Shkrim pa vlere dhe idiotesk. Ylli Asllani eshte demokrat qe ne 1991 dhe ka qene kr. Bashkie i Gjirokastres me PD. Eshte nje nga njerezit me te respektuar te Gjirokastres, dhe ka qene dhe eshte gjithmone pjese e PDs. Ka qene keshilltar me Bujar Nishanin dhe eshte edhe me Ilirin, kjo per shkak te miqesise se afert me SB. Ylli Asllanin e respekton i majte e i djathte ne Gjirokaster, dhe shkrimi tuaj pervecse injorance tipike fleterrufeje nuk trwgon asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje