Bullgaria duket se do të vazhdojë ta mbajë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Brdo të Sllovenisë nuk dha asnjë datë për konferencën ndërqeveritare për këto dy vende pa u zgjidhur më parë çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun”.
E pikërisht për këtë çështje Kryeministri Rama ka pasur një debat të ashpër me Presidentin bullgar.
Presidenti i Bullgarisë: Një nga arsyet e bllokadës së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është presioni i madh mbi minoritarët bullgarë, të cilët sipas tij kanë frikë të vetëdeklarohen ndërkohë që janë mbi 100 mijë qytetarë me pasaporta bullgare në vendin fqinj.
Kryeministri Rama: Sipas kësaj teorie, shqiptarët që për të marrë dokumente pune në Greqi kanë ndërruar edhe emrin e madje edhe fenë, na qenkan nën presion në Shqipëri prandaj nuk deklarohen grekë. Marrësit e pasaportave bullgare janë pjesa dërrmuese maqedonas që kanë dashur të përfitojnë nga lëvizja e lirë në Bashkimin Europian. Kjo që bën Bullgaria është pengmarrje e cila dëmton Bullgarinë në raport me BE-në, jo vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo pengmarrje po ja merr fytyrën edhe Bashkimit Europian në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor.
Pas konferencës për shtyp, Presidentja e Komisionit dhe ai i Parlamentit Europian të pyetur thanë se janë duke e shqyrtuar me kujdes çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në samit u ra dakort dhe për një mbështetje prej 30 miliardë Eurosh për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bullgari (rames): ik ti ore qafpalar i suniteve……
Psikopati egjyptas
Ti , komentuesi i pare je nje cope muuuut , ne halene e kolonel Janulles , qe paguhesh vetem per komente dhe nderron here pas here nick – un ! Idjot , qe nuk mendon se , ne radhe te pare i ben dem vete Greqise me keto pislleqet e “Agimit te arte” neonazisikine !
Uleni nivelin e përfaqësimit diplomatik me Bull-galeshin. Gjtihësesi nuk kemi shumë interesa ekonomike. Ose tërhiqni ambasadorin.
Rames ja do puna te thote ato qe ka thene, por fakt eshte qe nuk ka maqedonas si kombesi. Popullsia e MV eshte nje konglomerat popujsh.
Keshtu shqiptaret me 40% te totalit atje, perbejne pjesen me te madhe te nje popullsie homogjene. Pjesa tjeter perbehet nga bullgaret ne shumice, pastaj jane serbe, boshnjake, turq, romet, jevgjitet dhe vllehet.
Sllavet ne kete vend jane shumica bullgare dhe e ashtuquajtura gjuhe dhe kulture e MV eshte saktesisht e njejta me ate bullgare.
Maqedonasit e vjeter nuk ekzistojne me, pasi njesoj si greket antike, jane popullsi e zhdukur qe me daljen e njerezimit nga antikiteti.
Fakt eshte qe Kush ka mare pashaporte bullgare, è ka bere per te per fituar levizjen e lire, dhe keto shtetet ne Ballkan kane perfituar duke bere shtetas te vet edhe ata qe skane lidhje fare. Ketu behet lufte per t’u dukur sa me I madh ne kurriz te shteteve fqinj, dhe per ti kufizuar fqinje ne kerkesa e pretendime. Kjo eshte… Bastarditet me jeten e popujve. Por do tu kthehet… me gjithe interesa nje dite. Kush mbjell urrejtje ate do te korre.
Po te bej nja dy pyetje te thjeshta ne lidhje me maqedonsit e vjeter , ty o Vezhguesi i leshit : Kush te paska thene ty qe jane zhdukur maqedonsit dhe greket e lashte ?
Qendra e maqedonesve te vjeter ka qene ne Selanik dhe jo ne Maqedonine e Veriut . E dyta , ne cilat studime je mbeshtetur qe i quan te zhdukur si maqedonsit , ashtu edhe greket e lashte ? Po iliret e lashte nuk qenkan zhdukur , si ka mundesi , apo ishin paraardhesit tane ata , vetem paraardhesit e fqinjeve zhduken , tanet , jo ? Apo kemi qene mbrojtes te medhenj te identitetit neve ? Haron qe kemi qene per nje mije vjet , 10 shekuj nen sundimin e sllaveve dhe 5 shekuj nen sundimin turk , qe u beme me turq se vete turqit . Trima te medhenj kemi qene , sidomos kur luftonim si mercenare per te tjerat .
O zot, sa te prapambetur jane ballkanasit. Te gjithe shikojne mbrapa.