Përplasja mediatike mes ish-kreut të PD-së për qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi dhe ish-presidentit Bujar Nisani tashmë është zyrtarizuar në Gjykatën e Tiranës.
Ka nisur procesi gjyqësor, pas padisë së bërë nga historiani e pedagogu i njohur, ndërkohë që ka edhe një proces tjetër si pasojë e padisë së Nishanit, duke çuar kështu numrin e dy proceseve gjyqësore për një çështje.
Gjithçka filloi vitin e shkuar, kur Nishani ishte pjesëtar i ekipit të caktuar nga Basha për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, ku edhe pse kishte kërkesa të shumta nga baza, Romeo Gurakuqi nuk u përzgjodh.
Kreu politik i qarkut të Shkodrës kritikoi ashpër ish-presidentin në media, i cili u kundërpërgjigj akoma më ashpër kur tentoi të baltosë imazhin e deputetit të PD-së, duke përdorur të pavërteta, numra kartelash e ngjarjesh që nuk kishin fare lidhje me Gurakuqin.
Më pas Nishani deklaroi se nuk kishte gjë pesonale me deputetin e PD-së, por kishte folur “në përgjithësi”.
Por deputeti i PD-së, mori menjëherë shkresën nga Autoriteti i Dosjeve, që e nxirrte të pastër dhe e paditi në gjyq ish-presidentin, i cili në atë kohë përveç si anëtar i grupit të përzgjedhjes së kandidatëve, ishte edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Pasi u padit zyrtarisht, Nishani kreu një kundërpadi ndaj historianit, padi që si bazë të saj ka deklaratën e Nishanit që ai nuk ka pasur asgjë me Gurakuqin, ndaj nuk ka përse paditet.
Kjo metodë është e njohur në procedurat e padisë së politikanve, që përbën një manovër për të mbyllur çështjen nga pala tjetër, duke e shantazhuar me process paralel.
Seanca e parë e zhvilluar është shtyrë, pasi Nishani nuk është paraqitur në gjykatë.
Gurakuqi, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit të caktuar për procesin Lazër Sallaku, por kjo kërkesë nuk është pranuar.
Njëri e padit për shpifje .
Tjetri e padit , pse më padite ?!!!
Si përfundim .
Barazim .
Gjeja me interesante e ketyre 30 vitete eshte pikerisht diskretitimi i ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit me kuc e me mac.
Dhe pjesa interesante nuk eshte fakti qe jane , por qe ja u nxjerrin njeri tjetrit pseudonimet.
Une , ju e dini tashme e kam me Muc Xhepen, shokun e Spiro Dunit, atij regjizorit, qe do hidhte ne ere oxhakn e uzines 12 ne Metalurgji.
Keta jane te papam ne llojin e tyre.
Ja nje shem bull nga jeta e e perditeshme qe eshte gjukatesi me i mire .Pas pallimit te ati dhe asaj te dalin barazim , kenaqen , she asaj i bene mire dhe ati si bene fire . Keshtu dhe perplasia e politikaneveeeeeeeeee
Kisha per tu thene nje gje juve: sado qe njeri profesor e tjetri shites karburanti dhe president i republikes, shikoni se ku katandiseni me njeri tjetrin; po kur keni pushtet, çfare beni me Shqiperine dhe shqiptaret? I beni varrin si ja keni bere dhe tani Saliu juaj blegerin fushave te Lazaratit .