Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim ku i kërkon Sali Berishës të mos vazhdojë më me organizimin e “Foltores”.
Deputeti i PD thotë se kjo po përçan “selinë blu” dhe po dëmton opozitën e vendit.
Gjithashtu, Gjekmarkaj nuk le pa prekur edhe të shkuarën e Berishës.
Shkrimi i plotë
“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura prej 30 vitesh e kusur sa herë një “armik i ri” shfaqej në kufijtë e , nuk ka risi. Doktor Berisha po gatuan fabulën e re të një kronike të vjetër. Prej tri javësh po gjuan bojë të zezë mbi portretin e Lulzim Bashës, i cili ende po hesht mbase ngarkuar me skrupuj apo dhembje, me këshilla a strategji, veç ai e di. Në vetvete, kjo që po ndodh në thelb po i ikën problemit real, duke e spostuar debatin mbi një terren, në të cilin nuk janë rritur arsyet e shpalljes non grata të Sali Berishës.
Departamenti i Shtetit ka bërë një përkufizim dhe një motivim për vendimin e vet, të cilin e ka dërguar në Shqipëri për zbatim, prerë e qartë. Ata nuk kanë kërkuar negociata apo bisedime. Një afat po, pas të cilit mëria amerikane do derdhej si llavë mbi PD-në. Po kaq kanë refuzuar çdo aludim se ata po dëmtojnë demokracinë e brendshme. Për këtë nuk flitet nëpër “Foltore”. E gjithë pleudaria e liderit historik është përqendruar te gabimet e supozuara apo të vërteta të Bashës në këto tetë vite. Ndonëse Berisha gjatë atyre viteve shfaqej si mentori, mbështetësi dhe promovuesi kryesor i Lulzim Bashës. Befas, Basha u shndërrua në prenë që i hidhet masës së zemëruar nga mosardhja në pushtet.
Nga pikëpamja morale e etike, shpërthimi i tanishëm nuk bind nëse bazën mbështetëse e kërkon nga historia, siç Doktori po vepron. E kaluara rimerret si justifikim për të përligjur zemërimin që ka shkaktuar mbi të akti i pezullimit nga grupi parlamentar. Në plan personal e kam parë gjithmonë me respekt Sali Berishën, një personalitet epik që hyn dhe del nga historia me betejë. Gjithmonë ka një kohë për të mbjelle e një për të korrur, një ditë kur hyn dhe një qe del. Mendoni nëse ai largohej në qershorin e 2013, sa do ishte rritur figura e tij nga shkulmat e nostalgjisë për fitoret dhe karizmin. Nëse nuk kandidonte në vitin 2017 apo tërhiqej në vitin 2021, ndoshta jo krejt njësoj, por prapë sentimentalizmi do ta rrethonte.
Edhe kur u shpall non grata duke e ditur presionin shtypës nga vinte mandata, atij do t’i kishte hije viktimizimi, ikja si martir nga një betejë e pabarabartë. Por jo, zgjodhi rruge tjetër. Hyri si liberator prijës i lëvizjes më të bukur të shekullit të shqiptarëve, duke u përballur me regjimin më të egër, tani ai ka vendosur të dalë duke i shpallur betejë krijesës së vet e sidomos aleancës së PD me SHBA, pa ia pohuar këtë vetes në subkoshiencë. Sali Berisha është një politikan i sofistikuar dhe ai e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh nën tehun e superfuqisë demokratike të botës.
Në optiken time modeste, PD nuk kishte më këllqe e as shpinë për ta mbajtur barrën e konfliktit, ndonëse kam besuar e besoj se Sali Berisha ka qenë dhe është një udhëheqës proamerikan. Por SHBA nuk mendon kështu sot dhe ndaj tij ka marrë një masë ekstreme, një realitet që nuk shmanget, nuk i ikën dot dhe nuk bën finta sikur nuk ekziston. Nuk mund të bënte sikur as Basha teksa sikur bëjnë të gjithë ata që ia ushqejnë zemërimin të pakurajë për të analizuar vendimin e SHBA. Asnjë prej tyre nuk e bën, por merren me Bashën dhe problemet në PD, probleme që edhe ekzistojnë me shumicë e që një pjesë janë trashëgimi e Berishizmit si mendësi, e të gjithë atyre që nuk patën kurrë kurajë ta kundërshtonin Doktorin për asgjë e madje as Bashën, derisa nuk i bëri pjesë të projektit të vet.
PD ka nevojë për shumëçka për më pak servilë të kryetarit në çdo kohë, që vetëm politika i nxjerr nga anonimiteti për pak kohë, për personalitete të forta, për rindërtim a rithemelim, për debat që sheh lart dhe jo poshtë, për hapje e platforma për kuvende e komunikim, por jo nën siglën e konfliktit me SHBA. Kur Mark Marku tha disa të vërteta tronditëse, të gjithë heshtën. Edhe Sali Berisha heshti. PD dhe në çdo parti shqiptare, çdokush sapo hyn e sheh veten si të përjetshëm dhe konformohet deri në pështirje në këtë kontekst. Pastaj në pushtet fillojnë e mendojnë se janë vërtet të përjetshëm, gjeni, zotërues të racionalitetit suprem ndaj të përjetshëm. Mjafton të këqyrim Edi Ramën dhe karvanin e tij. Një ditë, kur dikush i heq me të drejtë apo të padrejtë idhnohen si Zeusi i tradhtuar.
Nga respekti për Sali Berishën edhe mund të heshtja siç bëjnë disa kolegë të mi, t’i shkoje në zyrë atij dhe t’i betohesh për besnikëri e më pas të qaja para Lulzim Bashës për të njëjtin motiv, por pikërisht nga respekti vendosa të flas dhe të mbaj qëndrim se një gjë e madhe është në diskutim, marrëdhënia me SHBA-të, pro apo kundër tyre. Ndonëse me syrin e përskuqur nga zemërimi, m’u turrën me të shara e tallje disa, e përsëris, nëse do të triumfonte (megjithëse e shoh të pamundur) perspektiva antiamerikane e Foltores, unë, një njeri i zakonshëm i këtij vendi, e shoh veten jashtë PD-së. Në anët e mia, në racen time e presin Amerikën qysh më 29 nëntor 1944 si iluzion dhe si realitet, si vegim e si mundësi për vendin tonë. E pranoj sulmin e sovranistëve në emër të miqësisë me Amerikën, kaq të domosdoshme e jetike në hullitë që po hyn njerëzimi e kombi ynë.
Hahhaha
Hahahah
Hahahahhah?????
Shko mor rrot ?kari?karadsh!?? O gjetimarr ti je per gjynaf!
Ore zotni ti mirë e ke që bën analizë dhe nxjerr këto përfundime.Kjo në fund të fundit është problem i PD. Mirë fabula dhe këmbëngulja se PD dhe ti ke vokacion proamerikan por ku është morali.Gjithë kohën na keni rokanisur kokën dhe mëndjen se vetëm PD e bën këtë vënd. Tani del që ju nuk jeni as më pak se këta që qeverisin sot.Në mos më të këqinj.Po perifrazoj një shprehje të I.Qemalit kur ju drejtua në ditën e pavarësisë perandorisë otomane.
Zotërinj jeni po ata që keni qënë në mentalitet dhe në sjellje,prandaj populli shqiptar duhet të marrë në dorë fatet e tij.Kjo vlen dhe për kundërshtarët apo siç i quani ju armiqtë tuaj në politikë.Dhe për të vazhduar me F.Nolin:,
Se një zë buçet nga lumi,më thërret më zgjon nga gjumi,se tirani lebetitet,dridhet beu dhe zengjini,derdhet Vjosa,dhe Drini,se mileti po gatitet,ngrihuni dhe bjeruni katundarë dhe punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë.
Shume sakt jeni te dy ketu me siper.
Ajo qe me ben te qesh me kete mender “profesor”, eshte se deri dje na cane trapin duke mbrojtur Berishen dhe sot po na dalin kunder tij dhe pro-amerikane.
Me kete tipin po bejne gallate vetem lopet, se njerezit kane koqe qe nuk ja varin me.
demokratet e vertete pro amerikane..ha ha ha ha
ti gjekmarku bohesh me te gjithe ,bile per karrike
ti vret dhe babain.
Nuk e di o Gjekmarkaj se ne demokratet e vertete
jemi me ameriken qe deshen baballaret tane.
Amerika po ndryshon dita dites.
si mund te jemi me keta sorosianet kur
keta vetem mundohen te na sulmojne por
mutin do i hajne Berishes dhe demoktareve qe
jane me ameriken antikomuniste.
Nuk jemi me ameriken qe perkrah ediramen
qe kanabizoj shqiperine dhe asnje nga keta 3 legenat
e fundit nuk tha as dhe nje llaf.
O parashkrues, analiza ne kete artikull eshte njelloj sikur te kapesh demin per briresh . Per mua eshte nje shkrim qe duhet vleresuar dhe nxjerr thelbin ne kete situate . Mandata e dhene nga SHBA eshte si nje teoreme qe nuk ka nevoje per vertetim
Po qe e ka gjetur vehten ky rrot carrrrri!Me kete shkrim ky tregon se edhe me idoti sot po ecen ne shinat e duhura duke u futur si intelektual triumfator ne jeten e kesaj shoqerie duke sfiduar haptazi profesor Markun,doktor te shkencave Mziun dhe Mul Noken.Kjo tregon se ne PD ka akoma rrypa qe mund ta çojne perpara kauzen e hajduteve e vrastareve te ketij vendi .
Ky Gjekmarkaj i thotë Saliut ato që Saliu i di.Ajde trap,ajde!
Në vend ti thotë që je një kriminel ordiner dhe duhet të shkosh familisht në burg,i thotë se ka respekt dhe se Saliu po gabon që i turret Bashës që s’ka faj!
PD është e marë fund!
As mish as peshk. Edhe me Berishën edhe me SHBA-në. Nuk u bëtë një herë të vërtetë. Veç hartime fluturake bëni. Nuk kuptoni apo bëni sikur nuk kuptoni!!! Partia Juan po vdes!!! Në qoftë se doni të egzistoni, përcaktohuni: o me Saliun o me SHBA-në. Ose kundër Saliut ose kundër SHBA-së. Nuk mund të rihet në dy karrige gjithë jetën.
Ke tê drejt o Gjekmarkaj, po je aq antipatik sa edhe në këtë rast po sforcohem shumë që ta them se ke të drejt .
Ka mllef, ironi, përbuzje , megallomani e plot mëri në personin tënd , sa me këdo që flet për ty këtë fityrë i shef qê të bëj .???
Si mund ti thuash se Saliu hyri si liberator dhe si prijes ne levizjen demokratike?! Hipokrizi e gjekmarkajt. Salihi hyr si uzurpator i levizjes dhe jo si prijes, si diktator dhe jo liberator. Ky ishte, eshte dhe do te jete Sali Ram Berisha qe punon per udb, serbine e rusine por kurre per shqiptaret dhe Shqiperine. Teli
Prit sa të hajë një dajak të mirë nga Sali Lusha & co. pastaj ta shohim çfarë mendimi do ketë për doktorin ky robi:)
O Gjek nuk do te votoje usa o trim por anetaret e pd….koqe….bej qef 4 vjet debutet….
On o mik: antaret e PD PAK A SHUME jane ato qe militojne ne PD e Shkodres e qe shkodranet i njohin mire e qe jane kryesisht te liruar nga burgu per krime ordinere e qe mbeshteten fuqimisht e jane perkrahesit kryesor te PD e natyrisht PD i mbeshteti ato ne ditet e shkatrrimit,vjedhjeve e djegeve te dyqaneve shteterore.Kto vertete do votojne POR JO PER USA se ajo do ju nxjerr masken si Salukut.PER USA do votoj shumica absolute dermuese e antareve te PD E PER KTE KA TE DREJTE PROFESORI.
Agron Gjak Markaj, demokrat deri në pështirosje, e quan sali egon pilitikan i “sofistikuar”…, ndërsa i vendos një numër të konsiderueshëm “meritash”!
Deri dje e ngrinte në qiell salehun sëbashku me pd dhe e vendosi zyrtarisht veten në krahun e salihurit, duke u bërë deputet… në një parti inekzistente, e “rinovuar” për fushatë me xhaketat e vjetra të rrulit, nishanit, mustafa besnik marksistit, tritan shehu; aleate me të rinjtë e thinjur dashamir lzhk, agroblendi duka, medihçam gërdeci, shpëtim idriz driza, munika dhe mete çepani nga lsi, ndërsa nuk ka parë dhe as ka dëgjuar për JozefinaTopallin, astrit patozin, murrizin, hajadaren e azemit, që janë nëmprodukt i PD së sali pronarit!
Profesor me letër, por pa mend!
PD është shkërmoqur dhe brehet nga konflikte e mëri të brendshme për shkakun e salihajvanit, që nuk udhëhoqi me kolegjialitet, por diktoi si bajraktar, si pasha, si bandit, si terrorist, si të ish një pronar trafiku kokaine, ndërkohë u suall si tiran me opozitën, duke e detyruar të protestonte jo në Sheshin “Skënderbej”, por në baltën e fushës së sportit në Lagjen “Ali Demi”, duke e rrahur me shkopin e policisë dhe te shikut (nën drejtimin e dy dibranëve banditë: agim shehu dhe bashkim gazidede)…
PD mbeti parti e një grup të pacivilizuar horrash, që në emër të luftës ” kundër komunizmit” shkatërruan çdo vlerë morale, sociale dhe ekonomike, duke përfshirë shkatërrimin e misionit për ndërtimin e demokracisë.
Në krye të kësaj bande horrash qëndron aktiv ende gërdalla sali, që vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe pse ka marrë vulën e zezë NON GRATA nga vendi kampion i demokracisë në planet, ShBA.
Këtë djall të zi zoti gjakMarkaj e shikon vetëm tani, që është në krahë te lulit, kritikon butë salihun dhe i jep energji lulit, duke i qarë hallin, se luli po vuan nga sulmet e salihut…
Në një parti, ku mungon kurajua, për t’i thënë gjërat hapur, mungon demokracia e brendshme, që do të thotë se aty ka terror…
hhaaaaaaaaaaahahahahahaha
sa om qesh me kte surrat komik trapanik.
Ky o kandidati mo potencial per Big Brother lol
shpresojme ta shikojme brenda hahahahahaah
Gjekmarkaj është njeri pa dinjitet. Hëm i ha, Hëm i djeg. Edhe është dakord që të përjashtohet sipas motivit të Amerikës, edhe e lavdëron për merita historike. Ky e ha mutin me hallvë bashkë.
On o mik: antaret e PD PAK A SHUME jane ato qe militojne ne PD e Shkodres e qe shkodranet i njohin mire e qe jane kryesisht te liruar nga burgu per krime ordinere e qe mbeshteten fuqimisht e jane perkrahesit kryesor te PD e natyrisht PD i mbeshteti ato ne ditet e shkatrrimit,vjedhjeve e djegeve te dyqaneve shteterore.Kto vertete do votojne POR JO PER USA se ajo do ju nxjerr masken si Salukut.PER USA do votoj shumica absolute dermuese e antareve te PD E PER KTE KA TE DREJTE PROFESORI.
E bukur analiza por edhe ti – here me Salen e here me Bashen. Duhet ta denoncosh Berishen per krimet e vjedhjet e tij nese do te jesh i besueshem. Ndryshe USA i urren me shume rrace te tille me dy fytyra e standarte. Ik tani- se edhe ti nuk del dot nga shporta me karavidhe e PD
E shoh veten jashte PD-se thote gumeni…te lene jashte se ske votues ….votuesit i ka doktori…ne 100 vete qe te dhane voten bejim llogarite per 15 te tute…te tjeret jane te PD-se me anetare…ju jeni oborri pa anetare i Lulit…
Fshatari Sali hyri brekegrisur dhe eshte miliardier duke rrembyer me stanin e tij gjithcka pa limit. Dhe tani po ju mbush mendjen trushpelareve se eshte i ndershem. Ky katunari Gjek leshi te shijoj ate rrogen se e ka peshqesh nga injorantet se per mendimin tim edhe per te ruajtur lopet nuk ka siguri.
Agronin e ha meraku se ka ngelur si drejtor pa nderrmarrje.
Kritikë parimore në organizatën bazë të partisë , më komunistçe nuk bëhej , i kujtoi dpktorit , atë kohë ur mblidhej organizata , diskutonte , Kritikonte nga ndonjë herë edhe perjashtonte , mirpo këtë rradhë as u mblodh as diskutoi , as kritikoi por direkt e perjashtoi dhe më tragjikja nuk po mblidhet as mbas perjashtimit !
Sh Agron , nuk m’a do mëndja që t’a kesh haruar që përjashtimi nga partia, është PUSHKATIM POLITIK !
Po e ben gjeka per Ameriken, a thua se historia e vuri perballe pergjegjesive te medha, ku vetem nga titane si gjeka varen raportet e kombit me ameriken!
Dhe gjeka qe tashme flet ne emer te toks te xanun te sali Berishes qe deri dje i thuri faqet me te ndyra te pseudoletersise dhe perligj shporrjen e Saliut si nje kurban.
Dhe Saliu nuk i bezan.
Saliu qe te rripte te gjalle.
Pranon poshterimin dhe dodomizimin edhe nga dobicat e uritur qe deri dje mbante lidhur ne oborr, poshte brekeve te Armines.
Sa here qe nje copemuti si gjeka hap gojen, mendoj se me cfare neverie e degjojne perfaqsuesit e shtetit amerikan. Njehere qe ne emer te Berishes ben thirrje terroristi talebani antiamerikan, per destabilizim, braktisje institucjonesh, urrejtje vellavrasese, sabotim reforme etj, etj dhe heren tjeter qe i predikon Saliut te rrije sus, tek oborri i Shqupit ku e shporren me gjithe rrecka duke i rrembyer partine, gjoja ne emer te amerikes.
Ndaj parimeve dhe akuzave amerikane te vjedhjes dhe destabilizimit, asnje qendrim! I pabole, i korruptuar, shit-bleres. Si gjithmone pabesine dhe moterqirllekun e tij e justifikon ne emer te padronit qe ka zgjedhur dhe planeve tinzare qe ka thurur, por asnjehere ne baze te parimeve.
Sodomine e shet si parim.
Deri dje berishizmin e tij tribal dhe te korruptuar qe kaleronte, per te cilin peshtyu dhe ndyu nje shqiperi te tere dhe sot ” amerikanizmin” e tij te rilindur, qe po kerkon ta kaleroje sic kaleroje deri dje antiamerikanizmin taleban.
Lulin dhe keta krimbat i shoh si Rikardin e trete:Per nje kale jap mbreterine…