UEFA i beson një spanjolli, zbulohet arbitri që vendos drejtësi në Hungari-Shqipëri

7 Tetor 2021, 14:03Sport TEMA

Shqipëria do të sfidojë Hungarinë të shtunën e 9 tetorit, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht, për të vazhduar ëndrrën për vendin e dytë.

Për këtë ndeshje, UEFA i ka besuar një arbitri të rëndësishëm për të vendosur drejtësinë në fushë. Do të jetë spanjolli, Carlos Del Cerro, arbitri i sfidës Hungari-Shqipëri.

Spanjolli 45-vjeçar është një prej gjyqtarëve të La Liga, ndërsa mban stemën e FIFA-s për ndeshjet ndërkombëtare prej vitit 2013.

Asistentët e Carlos Del Cerro do të jenë Roberto Alonso Fernandez dhe Iñigo Prieto, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Guillermo Cuadra Fernandez. Në VAR do të jetë Jose Maria Sanchez.

1 komente në “UEFA i beson një spanjolli, zbulohet arbitri që vendos drejtësi në Hungari-Shqipëri”

  1. Skela says:

    Arbitri del Cerro ne kampionatin Spanjoll ka dhene 33 kartona te verdhe ne 6 ndeshje te arbitruara ose me shume se 5 kartona per ndeshje. Mos e kane vene me porosi qe ti ulin moralin shqiperise prandaj kujdes djema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje