E BUJSHME: Andrea Anjeli kërkon Igli Taren tek Juventusi

6 Tetor 2021, 13:00Sport TEMA

Në fillim ishte Interi, pastaj Milani dhe tani së fundmi është Juventusi, që ka nisur të kërkojë një drejtor të ri sportiv.

Sipas “Calciomercato.com” emri i parë që presidenti i skuadrës së bardhezinjve, Andrea Anjeli, ka në mëndje është ai i Igli Tares.

Aktualisht Tare është drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, duke qenë një ndër më të mirët në Serinë A në pozicionin e tij, dhe kjo ka bërë që Anjeli të nisë nga puna për të tentuar afrimin e shqiptarit tek “Zonja e Vjetër” për të cilin ka një vlerësim të madh për punën që ai ka kryer tek bardhekaltërit.

Tare është pjesë Lazios që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit nga klubi Biancoceleste disa herë në vitet e fundit.

Kontrata e tij aktuale do të përfundojë më 30 qershor 2023, dhe pak më shumë se një vit e gjysmë pas përfundimit të marrëveshjes, interesi i Juves mund të tundojë Taren për tu bashkuar me bardhezinjtë.

Megjithatë historia na ka mësuar se Lotito vështirë se i lë benjaminët e tij të largohen, dhe për Taren ai me siguri nuk do të bëjë përjashtim. (TemA)

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje