Ish-futbollisti shqiptar që ka luajtur me Ronaldon, sot punon berber: Dikur kam pasur sukses me femrat, si Cristiano

8 Tetor 2021, 09:27Sport TEMA
Ish-futbollisti shqiptar që ka luajtur me Ronaldon, sot punon berber: Dikur

Bledar Lena është një ish-futbollist nga Elbasani, i cili luajti kundër ekipit të Real Madritit më 20 janar të 2010 në  stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.

Dikur ai ka qenë me ekipin e Gramozit, ndërsa sot ka hequr dorë nga futbolli dhe i është përkushtuar profesionit të berberit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Lena ka ndarë detaje lidhur me ndeshjen miqësore të 11 viteve më parë, veçanërisht në momentin kur ikën dritat. Ai tha se Ronaldo nuk ishte aq miqësor, ndërsa të tjerët ishin më të afruar.

“Unë të paktën ja dola deri në një farë mase. Zgjodha profesionin e berberit dhe ndihem mirë.

Ronaldo nuk pranonte fare, edhe kur hyri dhe doli me bodyguard, ndërsa Marselo për shembull vinte e rrinte edhe me ata brazilianët e ekipit tonë.

Atë periudhë më ka ecur me vajzat, ndërsa tani jam i martuar me dy fëmijë. E kam njohur në Ersekë, aty ku ndejta tre vjet.

Tani kam hapur edhe dyqanin tim si berber. Tani vazhdoj luaj në kalceto dy herë në javë. Kam dy fëmijë, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 6 muaj”, tha ai.

3 komente në “Ish-futbollisti shqiptar që ka luajtur me Ronaldon, sot punon berber: Dikur kam pasur sukses me femrat, si Cristiano”

  1. Haka Tekizoti says:

    Faleminderit për informimin! Pa këtë informacion zor t’i ecte mbarë jeta popullit shqiptar. Ky është atdhetarizëm i kulluar.

  2. Nje qytetar neutral says:

    I ka erdhur rradha te beni nje shkrim per bidelon e shkolles time te mesme. I pat dhene doren nje here Manush Myftiut, pastaj fitoi nja 2 milion leke ke llotoja private e Xonit, dhe pallonte zyshen e vizatimit tekni, kurse tashti kalamajte i ka ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje