Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës publike” gjeneralin Abbas Ibrahim: Krahu ynë i zgjatur për evakuimet nga kampet e ferrit

8 Tetor 2021, 12:10Politika TEMA
Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” Gjeneral Major Abbas Ibrahim. Rama u shpreh se gjenerali ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi në Siri të shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

“Hero është ai që ka për qëllim ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë, dhe nuk ka një përshkrim më të saktë se kaq për gjeneralin Abass Ibrahim. Ai ka qenë pika jonë e referimit, ka qenë krahu jonë i zgjatur në drejtim të atyre fëmijëve dhe grave, ka qenë shqiptari më i mirë, i pakursyer dhe pa asnjë interes tjetër përveç atij human.

Operacione komplekse, sot sidoqoftë pavarësisht vështirësive shumë fëmijë marrin frymë lirisht në atdheun e tyre, bëjnë një jetë të shëndetshme pranë familjarëve të tyre. Ishte një i panjohur që u bë prind për ta, dhe nuk u dorëzua deri në fund, deri kur personalisht i përcolli në derën e avionit. Gjenerali mishëron të gjithë kulturën e vendit të tij”, u shpreh mes të tjerave Rama.

Kreu i qeverisë tha se gjenerali libanez është kujdesur edhe për sigurinë e jetës së personelit shqiptar që kishte shkuar për mision në Siri.

“Bëhet fjalë për të negociuar me shumë faktorë, njëri më misterioz e i rezikshëm se tjetri. Dua të falenderoj gjeneralin për guximin që na ka dhënë, dhe për sigurinë që mund ta mbajmë zotimin. Ai ka krijuar kushte optimale për personelin shqiptar, qoftë për qëndrimin në Liban, qoftë për depërtimin në territorin e Sirisë”, tha më tej Rama.

1 komente në “Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës publike” gjeneralin Abbas Ibrahim: Krahu ynë i zgjatur për evakuimet nga kampet e ferrit”

  1. Matrapiku says:

    Keto viktima te “kampet e ferrit”, keta jeniçer kush i dergoj dhe nga kush u financuan. A ke guximit ta thuash o Edo, se te tjerst jane pordh merigon ???
    Shshshshshhhhhh se na degjon Hoxh-Imami dhe i thotë Sulltan Erdoganit.
    Ptuuuu hipokrit mediok.
    .
    Po ju o gazetar te kllonuar a keni guximin ta peshperisni ne medja kete te vertet, apo ju a pret financimet Erdogani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje