Rritja e çmimeve, Rama: Fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë shqetësim

8 Tetor 2021, 10:07Politika TEMA
Rritja e çmimeve, Rama: Fle më pak se çdo qytetar se e ndjej

Kryeministri Edi Rama pasi lajmëroi se qeveria ka marrë një vendim për sa i përket përballimit të krizës energjitike, ka folur rreth fakteve që sollën këtë krizë duke thënë se kjo është diçka globale.

Rama më tej tha se planin e masave për rritjen e çmimeve do ta publikojë nesër ndërsa shtoi se e ndjen shqetësimin e qytetarëve më shumë se të gjithë për shkak të detyrës si kryeministër.

“Jemi këtu për mishëruar shqetësimin e çdo qytetari dhe për shkak të detyrës unë sot fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë shqetësim të qytetarëve” tha Rama.

Rama është ndalur tek prodhimi që bën Shqipëria për karburantet dhe energjinë por sipas kryeministrit prodhimi është më i ulët në krahasim nga ajo që shpenzon vendi, kështu i duhet të dal në tregun ndërkombëtar.

“Është shumë mirë ta dëgjojmë me sa më shumë vëmendje njëri tjetrin se jam i vëmendshëm të dëgjoj të gjithë që thonë kjo është krizë globale dhe këto janë çmimet në tregje.

Por unë e kam të pamundur ta mendoj se mund të vrapojë bashkë me ata që kanë marrë çmimin e energjisë. Është mirë që edhe ata që e kanë këtë shqetësim të dëgjojnë broçkullat që Shqipëria nuk preket nga kriza pasi prodhon vetë. Por këtu bëhet e pabëra. Këto duhen lënë mënjanë.

Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shesim energji sepse kur ka reshje ka dy rrugë ose tas shesë ose ta derdhi. Ky është mot reshjesh dhe çmimi është më i ulët dhe e shet kur nuk është çmim i lartë” tha Rama.

2 komente në “Rritja e çmimeve, Rama: Fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë shqetësim”

  1. vlora.vlora says:

    po cfare thua o cope idioti .ngele me fjale dhe duke u tundur evropes ,nqs hipotekat s do vidhnin qytetaret, nqs doganat s do dilnin me humbje ,nqs uji dhe energjia qe rrite ti s do ishen rritur ,nqs cmimet e naftes ,dhe ushqimeve baze s do ishen ritur atehere mbase shqiptaret do ishen me mire ,dhe s do largoheshin jashte .Keto jane disa nga deshtimet e qeverise tende ,moe te harojme qe borxhin publik e ke cuar ne 85%,dhe kur erdhe ne pushtet shaje pd-ne .Te pakten rregullove infrastukturen e qyteteve ,kete do e pranojme .Ai aeroporti vlores do filloje ? apo tani doli problemi energjise

  2. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Kjo eshte nje krize totalisht artificiale qe podhohet nga shefat e Rames dhe asgje me shume.

    Cmimet ne Shqiperi kane filluar te rriten teresisht aritificialisht edhe pa filluar kjo e ashtquajtur krize dhe kur kompanite kane rezerva 3 muaj e me shume.

    Sa per financat dhe ekonomine, nuk po pretendoj qe ky mesues vizatimi te kuptoj gje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje