Neritan Ceka, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në një intervistë në emisionin “Debat” në A2 CNN, ka folur për krizën që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend.
Ceka është shprehur se kemi të bëjmë me krizë të sistemit, i cili sipas tij, është një restaurim i sistemit të përmbysur, por më i keq se ai. Neritan Ceka shkon edhe më tej, kur thotë se PD është ndërtuar gabim që në fillim, duke u kthyer në modelin e Partisë së Punës.
“Ajo që po ndodh në PD, duke e parë me gjakftohtësinë e njeriut që sheh nga 2 mijë e ca vjet më përpara, është shenjë e një krize politike jo të një partie, por e sistemit politik që është bazuar te partia autoritare, pa demokraci të brendshme, janë kthyer në pronë të kryetarëve dhe të një rrethi të ngushtë njerëzit, pavarësisht se financohen nga shteti.
Jemi në krizën e një sistemi, i cili në esencën e tij është një restaurim i sistemit që kemi përmbysur. Ky është më i keq se ai.
Kjo nuk është vetëm te PD, por edhe te partitë më të vogla. U ndërtua gabim që në fillim. Kur ne ndërtuam PD-në, pati njëlloj hapësirë dhe më pas u kthyem në modelin e Partisë së Punës, me një kryetar autoritar, i cili papritur u bë një person mbi njerëzor”, u shpreh Ceka.
Ai sulmoi edhe Sali Berishën.
“Sali Berisha mbolli këtë farë dhe tani po korr farën që ka mbjellë. Keq më vjet ta them këtë, sidomos në një situatë kur ai po lufton për dinjitetin dhe në këtë drejtim e mbështes plotësisht, ka të drejtë”, tha Ceka.
Ai propozon një reformë të thellë politike të të gjithë sistemit. “Së pari, partia është pjesë e shtetit dhe duhet t’u bindet ligjeve të shtetit, financiare dhe të karrierës. Nuk mund të shkosh në Partinë Demokratike, apo në PS dhe të bëhesh ministër pa kaluar shkallët”.
Me ligjin aktual, për Neritan Cekën është e kotë që të ketë disa parti opozitare. Sipas tij, të gjitha partitë e vogla duhet të bashkohen në një të vetme.
“Kurrë nuk e kam menduar këtë punë. E gjithë opozita, me këtë ligj, është e kotë të luajë rolin që ka Parti Republikane, Parti Agrare. Këto parti më mirë mbylli fare. Ky është një ligj i imponuar, negativ deri në thellësinë e tij. Unë mendoj se ka nevojë për dy parti, të modelit Amerikan”, tha Ceka.
Neritan Ceka nuk eshte themelues I PD e as nder 350 firmetaret qe mbeshteten krijimin e saj .
Ai ka ardhur ne PD ne 12 shkurt 1991 ne aktivin e partise I derguar nga Rami Alia qe te siguronte zgjedhjen e Saliut si kryetar…dhe deri sa u largua ishte njeriu I besuar I Saliut…
Vetëm ti mos o plere!! Partia jote nuk ishte ndryshe ka PDja. Prandaj dhe vajte I lepive bythen Sales. Je nje klluf…
Neritan Ceka eshte njeri pa dinjitet .Mbase ne fushen e vet te arkeologjise ka ato vlera qe ka , poooor si politikan nu a asnje vlere . Mbi te gjitha , ai nuk ka burrerine . T`i leme me nje ane , ato te fillimit te viteve `90 dhe te shohim zigzaket e luhatjet e nje pas njeshme te tij , deri ne diten e sotme , qe u be gjysme burre dhe mori guximin te permende e “kritikoje” dicka per Saline . Eshte kohe e humbur te merresh me te , qofte edhe kaq sa shkrova ketu .
Ndër spiunët e Sigurimit te Dulles Neritan Ceka është kryeshkërdhata. Prej tij murtaja e kuqe eshte kapardisur sot ne pushtet. Ndryshe do ishin perveluar te gjalle nga I pari tek I fundit. Bën edhe “komentatorin” gjakftohtë kurva!
Sinqeritet i vonuar I N. Cekes.
Duhen vetem tre parti me demokraci te brendshme konsekuente dhe me strukture qe te lejohen fraksionet per zgjidhjet e problemeve brenda programit.
Ata ne Korçë per kete Neritan Ceka do t’i thoshin ” Ti je TOROBELL”!
Eshte shume e vertete qe Berisha e vrau demokracine ne Pd.
Po kaq e vertete eshte qe per mentalitetin jo demokratik te injorances se shumices e mbajti ate te bashkuar deri kur pd-istat kishin interes te qendronin rreth tij.
A mund te besoje dikush se c’lidhje kishte me demokracine Neritan Ceka i cili ne 1997 u be minister i Ps, e cila erdhi ne pushtet me revolucion, me mashtrimin e madh te kthimit te parave.( Per te shkateruar gjithcka te mire qe kish arritur ato 4 vjet te veshtira)
A mund te kete lidhje me demokracine Neritan Ceka i cili mbas humbjes se Pd me 25 prill deklaroi se: do mbeshteste gjithe jeten Bashen ne krye te Pd dhe ne opozite.
Per fatin tone te keq ju gazetaret, analistat qe duhet te jeni mbi nivelin e turmes, per te zbuluar te vertetat, per te qene te paanshem, per te ndihmuar ne forcimin e kuptimin sa me te gjere te demokracise, keni zgjedhur te beheni pale te levizshme sipas interesave tuaja.
Fakti qe po sorollatemi 30 vjet pa patur koceptetin baze te demokracise, voten e lire, fakti qe pa pike llogjike demokratike pyetet apo percaktohet se cilet mund te jene emrat per kryetare te Pd ne nje kohe qe flitet per voten e lire, kuptohet sa larg jemi te gjithe menderisht me konceptet demokratike.
E them kete pasi mbreme pashe nje sondazh qe tregonte se ke pelqejne antaresia e Pd per kryetar.
A ka me vrastare per demokracine qe keto palo gazetare te guxojne te percaktojne( kur flitet se gjithkush mund te jete) dy emrat Berishen dhe Bashen, si kryetare te mundshem, kur piketisht keto e pushkatuan demokracine ne Pd.
Nqs pak, ore pak fare ka lidhje me demokracine, pak fare i dhimset Pd, Berisha mqs eshte momenti, le te vendose krahas premtimeve te tjera per demokratizim ne statutin e e Pd, qe kryetari i Pd nuk mund te jete me shume se dy mandate ne krye te Pd, pra ai dhe Basha nuk mund e nuk duhet te jene ne krye te saj.
Mbase me rregulla te reja demokratike dhe zbatimin rigoroz te tyre mund te shpresojme per nje fillim demokracie ne Pd e per rrjedhoje ne Shqiperi.