Miqësorja mbarëshqiptare, Partizani përballet me Shkëndijën e Tetovës

9 Tetor 2021, 14:44Sport TEMA

Pas pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ekipet e Superiores e kanë shfrytëzuar këtë javë për të rikuperuar energjitë dhe për të zhvilluar disa teste miqësore.

Skuadra e Partizanit ka planifikuar një sfidë mjaft të veçantë ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit.

Të kuqtë e Ilir Dajës do të zhvillojnë një miqësore vllazërore me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijen e Tetovës.

Një duel i veçantë dhe mjaft i bukur pasi përballen dy nga ekipet me të forta si në kampionatin shqiptar ashtu dhe në kampionatin maqedonas.

Kjo ndeshje do të luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin “GJORGJI KYÇYKU”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje