“Nëse humbasim jemi jashtë”, Edi Reja: Me Hungarinë do bëjmë një ndeshje të madhe

8 Tetor 2021, 18:26Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër me Hungarinë në Puskas Arena në Budapest (20:45). Kuqezinjtë me Edy Rejan në stol kërkojnë tri pikë ndaj një kundërshtari që qëndrojmë dy pikë më sipër në klasifikimin e kualifikueseve të Botërorit 2022.

Përpara ndeshjes, në konferencën për shyp nga Budapesti ka folur trajneri Reja dhe Etrit Berisha. Trajneri ka kërkuar përqëndrim dhe lojë agresive në përpjekjet për pikë.

“Objektiva që erdhën gjatë rrugës për të lënë pas edhe Poloninë veç Hungarisë, një finale nesër?

Unë e kam thënë se në rrethana të tjera të gjitha janë një finale për ne, sepse nëse humbasim do dilnim jashtë objektivave. Për në është një ndeshje pozitive dhe për më shumë vijmë këtu për të bërë një garë të fortë, për të marrë rezultat sepse kemi një ndeshje deçizive. Jemi të dytët dhe duam të jemi aty, në vendin e dytë. Të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qenë në vendin e dytë.

Formacioni? Gjithmonë ka dyshime përpara një ndeshje. Me një grup prej 24 lojtarësh, sot do bëjmë ato përmirësimet tona. Kemi kondicion të mirë dhe e gjitha që them është se kush hyn në fushë duhet të jape më të mirën. Luajmë me Hungarinë dhe ndaj tyre është një sfidë e fortë pasi dhe ekipi që kanë ashtu është.

Hungaria e njëjtë me sfidën e fituar në Shqipëri? Të shfrytëzojmë mundësitë që na jepen në ndeshje, edhe të jemi të aftë të ndryshojmë vendosjet në fushë. Hungaria luan në shtëpi dhe do jetë ndryshe nga ndeshja e parë, duke njohur trajnerin Rossi kam një ide sesi do luajnë. Nuk do fokusohen te kundërsulmi, presim të na sulmojnë dhe ne të jemi gati në aspektin taktik. Me lojtarët që kemi do gjejmë zgjidhje për të sulmuar me momentet tona.

Bajrami apo një mesfushor force? Kemi një skuadër të ekulibruar dhe duhet të vlerësojmë situatat. Bajrami është i rëndësishëm, do shohim nesër dhe shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur me të. Një lojtar që ka aftësi teknike të mira, sidomos në aspektin sulmues. Na duhet ekuilibri në formacion.

Trajneri kundërshtar dhe dy italianë në pankinë – Dy ekipet janë të organizuara në mbrojtje. Unë e konceptoj të thënën e Rossit se kush shënon vendos rezultatin dhe dua që të shënojmë ne për të vendosur fitoren.

Shpresa jonë është të bëjmë mirë, rezultat pozitiv. Ndeshja më e vështirë është ajo nesër me Hungarinë, për Poloninë mendojmë më vonë”, tha Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje