Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi e konsideron si një ndeshje finale sfidën kundër Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.
Në rast të një humbje, Hungaria del nga gara për vendin e dytë. Në prag të kësaj përballje, trajneri Rossi ka vlerësuar edhe njëherë tjetër kuqezinjtë duke kujtuar se futbollistët tanë luajnë në kampionatet më të mira të Europës. Rossi tha se mungesa e tifozëve vendas në stadium avantazhon Shqipërinë.
“Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira të Europës, Hungaria ka vetëm 4 lojtarë të tillë. Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë takim.
Por që në nisje të shortit ishte e ditur se Anglia do të ishte e para, Polonia e dyta dhe ne do të luftonim me Shqipërinë për vendin e tretë.
Nuk jemi surprizuar, kemi ende një shans dhe do të luftojmë për të. Jam i vetëdijshëm se po luajmë shansin e fundit për vendin e dytë. Duhet të fitojmë për shkakun se jemi më lart në FIFA dhe UEFA, por për punën që kemi bërë në këto vitet e fundit”, u shpreh Rossi.
Sfida mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të luhet nesër (të shtunën) në orën 20:45.
Arbitri Spanjoll Del Cerro qe do te gjykoje ndeshjen Hungari Shqiperi mund te jete rreziku kryesor per shqiperine. Ne kampionatin spanjoll ai ka nje mesatare ndeshkimesh me 5.5 kartona te verdhe per ndeshje. Ne 6 ndeshjet e fundit rradhazi ka dhene 33 kartona te verdhe dhe nje te kuq.Kuqezinjte duhet ta kene parasysh kete fakt pasi historikisht spanjollet nuk kane qene ne anen tone.