Andi Bushati: Basha ka treguar çekuilibrim, konfliktin me Berishën e zgjidh vetëm me votë

12 Tetor 2021, 20:50Politika TEMA

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk do të lejojë “bunkerizimin e PD nga Sali Berisha”, për analistin Andi Bushati tregon “humbje të ekuilibrit”.

“Ka treguar humbje ekuilibri ditët e fundit. Dje për një fjalë goje kërcënoi me përjashtim. Sot në mëngjes iu vesh gazetares pa lidhje. Ka një çekuilibrim dhe deklarata duhet parë në këtë kuadër”, tha ai.

Sipas Bushatit kjo vjen sepse “Basha nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Sali Berishës dhe kundërshtarëve të tij që po shtohen brenda partisë”.

Kurse për Baton Haxhiun qëndrimi ndaj Flamur Nokës është i drejtë pasi “ka qenë në krye të sulmeve ndaj Bashës duke e akuzuar se është peng i Ramës”.

“Fyerja dhe denoncimi i kryetarit bëhet në betejë të brendshme nuk bëhet në publik. Mendimi ndryshe duhet të lejohet deri në një shkallë por kur dikush bëhet më i keq se sa kundërshtari”, deklaroi ai.

Analisti Bushati shtoi se fraza e bunkerizimit është akuza e parë e Bashës ndaj Berishës, por shtoi se konflikti politik mes tyre mund të zgjidhet vetëm me votë.

“Basha mund të ketë të drejtë por duhet të fitojë me votë përballë Berishës. Në demokraci ne njohim vetëm votën”, tha ai.

1 komente në “Andi Bushati: Basha ka treguar çekuilibrim, konfliktin me Berishën e zgjidh vetëm me votë”

  1. DIELLI says:

    Instikte kafsherore ,per te pasur teritor,dhe per te sunduar mbi grupin, kjo ështe ajo qe ne kemi degjuar nga studiusit e Natyres,dhe me se fundi i bindemi fjales se urte te popullit Koken hengshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje