BE akordon një miliard euro ndihma për Afganistanin

12 Tetor 2021, 15:02Bota TEMA
BE akordon një miliard euro ndihma për Afganistanin

Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë prej një miliardë eurosh për Afganistanin. Paketa financiare do të shërbejë për të shmangur një “kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo zotimin e bëri në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan. Në këtë shumë përfshihen edhe 300 milionë euro të cilat BE-ja më herët i kishte ndarë për nevoja urgjente humanitare. Me organizimin e Italisë, udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara po diskutojnë të martën përmes një samiti virtual për Afganistanin.

Një pjesë e mjeteve të BE-së do të shkojnë edhe për vendet fqinje të Afganistanit të cilat strehojnë afganët që ikin nga sundimi taliban. Sipas shefes së BE-së, paratë do t’iu ndahet organizatave ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo qeverisë së udhëhequr nga talibanët.

Brukseli nuk e njeh këtë Qeveri. “Ne i kemi bërë të qarta kushtet tona për ndonjë angazhim të mundshëm me autoritetet afgane. Ndër to është edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Deri më tani, raportet flasin vetë. Por, populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talibanëve”, tha von der Leyen.

 

 

 

 

 

1 komente në “BE akordon një miliard euro ndihma për Afganistanin”

  1. Lashi says:

    Si si si?!?!
    1 miliard evro per talebanet…po cilat jane garancite qe nuk do i bejne bomba per Evropen ato pare??
    Apo vari teneqen me mir te hajn ata apo kushdo tjeter vetem ne psh jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje