Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme nga Polonia me rezultatin 0-1 në “Air Albania”, duke humbur shansin të kapte fazën e “play off” për kualifikimin në Botëror.
Sfida e djeshme mori një vëmendje të madhe për shkak të incideteve që u krijuan nga një pjesë e tifozerisë shqiptare gjatë momentit kur lojtarët e Polonisë festuan golin e avantazhit.
Ata u goditën me shishe uji nga tifozët shqiptar, ç’ka detyroi arbitrin të ndërpriste për disa minuta ndeshjen duke i dërguar të dy ekipet në dhomat e zhveshje.
Por nuk ishin vetëm tifozët shqiptar ata që krijuan skena të tilla, pasi siç shihet dhe në videon e mëposhtme, edhe tifozët e Polonisë krijuan incidente në shkallët e “Air Albania”.
Edhe ata goditën me shishe uji tifozët shqiptar që ishin në tribunën përballë. (TemA)
Polish fans throwing plastic bottles towards the Albanian fans in the sector below from albania
E ku eshte videoja ketu???? O zot i madh gazetaret e Mero Bazes me amatoret ne bote..
Video:
https://www.reddit.com/r/albania/comments/q6wz0t/polish_fans_throwing_plastic_bottles_towards_the/?ref_source=embed&ref=share