Mundohemi deri në fund, por nuk ja dalim. Një gabim i vetëm dhe Kombëtarja Shqiptare humb mundësinë për të mbajtur vendin e dytë në Grupin I.
Polakët dalin me një fitore me shumë mundim 0-1 nga “Air Albania” e veshur me ngjyrat kuqezi nga 22 mijë tifozë.
Ndeshja u zhvillua e barabartë dhe me raste të pakta. Të dyja ekipet studiuan për shumë minuta njëra-tjetrën dhe sulmet ishin sporadike.
Shkëndijën e parë e japin kuqezinjtë në minutën e 9 me Ramadanin që merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe pason tek Manaj i cili më pas nuk pason tek Uzuni.
Miqtë tentojnë të sulmojnë, por mbrojtja kuqezi është e vendosur mirë dhe e karikuar për të mos lejuar asnjë top të kalojë.
Pjesa e parë mbyllet zero me zero. Me të njëjtin ritëm rinisi dhe pjesa e dytë me polakët që sulmojnë dhe Shqipëria që mbrohet.
Në minutën e 70, Polonia rifreskon sulmin dhe ishte pikërisht kjo lëvizje që nderon trajnerin portugez për të marrë 3 pikët aq shumë të gabuar.
Një top i humbur pranë zonës futet kros nga miqtë dhe Swiderski përfiton nga përgjumja e mbrojtjes dhe nga pas krahëve shënon golin e avantazhit në minutën e 77.
Por festa e tij përballë tifozëve kuqezi nuk është pritur mirë prej tyre. Mori sendesh të forta dhe bidonë janë lëshuar në drejtim të sulmuesit polak dhe kjo gjë ka detyruar arbitrin francez Clement Turpin të ndërpresë ndeshjen për më shumë se 20 minuta.
Rifillimi i ndeshjes nuk sjell asgjë për tanët që më shumë u përpoqën ta përfundonin atë brenda 90 minutash, që kombëtarja të mos pësonte një dënim të rëndë nga organet më të larta të futbollit europian.
O sa turp me qen shqiptar, o hej, o hej….
Ne rastin e golit faji ishte i Hysajt dhe i Berishes,qe te dy nuk e meritojne te jene ne kombetare se jane plaklur!
Manaj mendjemadh i pa afte,Bare i turullosur tere gabime,Uzuni ne 3 ndeshjet e fundit tregoi qe ishte i tepert ne fushe!
Reja te fute te rinjte ne kombetare,ndersa pleqte t’i largoje!
1. Nuk ishte vetem nje gabim, gjithe pjesa e dyte u be ne fushen tone. Keshtu qe cudi qe polaket bene vetem 1 gol.
2. Edhe sikur te kishim fituar 10 me 0 , sjellja e publikut ne stadium ishte sjellje legenesh e delenxhinjsh.
Për tifozët po është turp por jo për lojtarët kanë dhënë maksimumin gabime dhe behen
2 raste 1 gol polaker, neve 10 raste hic gol.
Motrat ku ti kene ata shtazet qe hodhen shishe ne fushe. Shpellaret nuk behen qytetare. Ngordhshi mor defiçientë qe nuk do beheni te edukuar kurre.
Ku i pe 10 raste mer hajdar
2 raste 1 gol polaket, neve 10 raste hiç gol.
Motrat ku ti kene ata shtazet qe hodhen shishe ne fushe. Shpellaret nuk behen qytetare. Ngordhshi mor defiçientë qe nuk do beheni te edukuar kurre.
Kesaj rradhe Reja beri Gabim qe nuk e futi Brojen si Titullar qysh ne fillim te ndeshjes.Uzuni dhe Manaj ishin dhe nuk ishin ne Fushe.
Bravo cuna , e mposhtem Polonine me shishe dhe gota.
Tani te shohim perpara , kemi ndeshjen ne Angli , besoj edhe shqiptaret qe jane atje kane shishe me vete
Turp !!!!!!!!
FITON VETEM KUR LUAN PER FITORE.
SHQIPERIA LUAJTI PER BARAZIM DHE HUMBI.
TIFOZET HUMBEN DY HERE !!!
Nuk e di por ,Hysaj dhe Bare s jane me per kombetare. Pothuaj 90 % e topave te humbur ne zonen tone por e ne pjesen tjeter te fushes ishin prej tyre.Ke frike tu japesh topin se do ngaterohen me kembet e tyre sa vihen pak nen presion. Shpresoj telargohen vete se askush si largon per shkak te kontributit ne te shkuaren.
Komplet skandaloze qe te dy. Lojtare qe ngjanin si amator. Fshf duhet te kuptoje njeher e mire qe trajneret italian ( sidomos kto pleqte si Reja ) nuk jan me trajner te niveli te larte. Bare dhe Hysaj duheshin zevendsuar me kohe . Goli erdhi pikerisht per faj te Hysajt. Broja nje lojtar qe esht super ne forme e qe eshte me cilesori ne ekip duhej te fillonte ndeshjen TITULLAR. Roshi ka ber gjithmon ndeshje te mira kur ka hyre 30 minutat e fundit. Si titullar asnjeher nuk ka bere paraqitje te mira. Manaj esht pordhac i madh, ne minutat e para pati nje rast te arte per ti dhen assist Uzunit qe ishte i lire ne te majte por u ngatrru me top neper kembe e beri nje goditje si syt e vet qe i dalshin. Si perfundim ekipi jon esht akoma ekip shume i dobet ndersa Polonia nje ekip akoma me vk. Luksemburgu ne vendin ton do e kishte rraf.
Jashte provincialet nga Kombetarja
Me mire qe humben po he…sjemi ne per ne boteror me kte nivel futbolli. Do linim nam…Gjysme e ktyre jane te djegur qe ne djep.
Polonia vinte pas nje ndeshje stervitore, kurse ne luftuam fort ne Budapest. Kjo beri qe raporti fizik gjate ndeshjes te anonte dukshem ne anen e polakeve. Hysaj u duk krejtesisht jashte forme, kurse Manaj jo vetem luajti pa pergjegjesi, por ai, mendoj, nuk duhet te jete edhe djale i mire. Rasti kur Uzuni dilte i vetem para portierit dhe Manaj gjuan fare pa pergjegjesi, ne vend qe te pasonte, tregon se ai djale duhet te jete deficent ne sjellje. Te tjeret bene aq sa munden. Vecanerisht Roshi tregoi se duhet marre me shume ne konsiderate per ne sulm, me teper sesa Manaj dhe Uzuni. Pastaj te mos harrojme mungesat perballe nje ekipi shume me kualitativ, sic ne fakt eshte Polonia. Dhe te jesh me 4 mungesa baze ne formacion, kjo per nje ekip te vogel si yni eshte plotesisht dispropocionale. Sidoqofte, deshire dhe enderr ishte te zinim vendin e dyte, por endrrat zakonisht nuk para dalin sic i shohim. Por ajo qe te indinjon me teper eshte sjellja e turpshme e asaj pjese te publikut, te cilet duket sikur e kane per mision t’na turperojne ne syte e botes.
Hysaj, nje lojtar i skaduar, nje idiot ne fushe, ai s’meriton te luaje me kombetaren. Sa here duhet t’ia thuash plakushit Rejaaa. Hysaj eshte nje lojtar pa inteligjence ne fushe. Asnjehere s’me ka pelqyer, por sot ia groposi shanset Shqiperise qe te shpresonte per nje kualifikim ne boteror. Polaket luanin me frike, por ja, shkodrani Hysaj, humb nje top te lehte, dhe portieri rezerve ne Itali, i sherbyen polakeve. Tifozat, injorante dhe shpresoj te perjashtohen pergjithmone nga stadiumet.
Vendi i 3-te = Shqiperia.
Mbase gabimi Hysajt ka qene me porosi nga lart:)