VIDEO: Plas sherri mes tifozëve shqiptar dhe atyre polak

12 Tetor 2021, 18:33Sport TEMA

Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Ky takim do të luhet me kapacitet maksmial të tifozëve që do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.

Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofendur me disa polakë që ishin të pranishëm.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.

pic.twitter.com/JsuOklfM92

— News video (@Newsvideo13) October 12, 2021

7 komente në “VIDEO: Plas sherri mes tifozëve shqiptar dhe atyre polak”

  1. Lymi Tutit says:

    Turp per ne ! Sidoqofte jemi ne vendin tone dhe i huaji tolerohet ! Lymi Tutit

  2. Taulant says:

    kafshet dolen nga kafazi ose pellazget dolen nga shpella!

  3. katarakti says:

    Kur do ta mësoni shqipen ju analfabetët e “Temës”?! Thuhet dhe shkruhet Një shqiptar – dy shqiptarë! Një polak – dy polakë e kështu në vijim. Pra sherr mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë. Ose mes një tifozi polak dhe një tifozi shqiptar! Mendoj se akoma nuk keni kuptuar gjë. Po ua spjegoj: Shumësi në krahasim me njëjësin merr “ë” në fund. A e morrët vesh?! E para punë qê duhet të dijë një gazetar është të shkruajë gjuhën pa gabime. Lëreni politikën se nuk është për ju. Mësoni shqipen.

    1. Parruca says:

      Mos o lodh kot or mik se keta as nuk e kuptojne ku eshte problemi edhe pse ja shpjegon. Duhet miratuar urgjentisht nje ligj qe gjobit mediat qe publikojne artikuj dhe lajme te shkruajtura me gafa te tilla.

  4. Arbërori says:

    “Tifozët polak, tifozët shqiptar”? “Tifozët=shumës, shqiptar/polak=njëjës”.
    Kush ua ka dhënë diplomën këtyre gazetashitësve me diploma lokalesh? (Se gazetarë nuk i quaj dot).
    Mjerë gjuha shqipe ç’po heq nga këta injorantë, analfabetë, dythundrakë, gomerë me kollare.
    Duhet nxjerrë një ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe se s’bën.

    1. shqiptar says:

      O ti Arberori ! Po sikur e kemi lene ne Fjalorin Shqip-Shqip qe fjala “shqiptar” mund te jete jo vetem emer por edhe mbiemer. Apo harrove. Provoje njehere se mos e ke harruar nga shkolla, kush nga keto dy fjale eshte emer dhe kush mbiemer ” populli shqiptar “. E kape tani qe je nxituar pak (apo shume? ) me ato komentet pa vend mbi gabimet e paqena drejtshkrimore te gazetareve? Fiksoje se mos harron. Fjala shqiptar kur eshte mbiemer nuk merr asnje lloj zanore pas. ( dhe mos harro se edhe fjala polak, kinez dhe arberor njesoj nuk marrin zanore kur perdoren si mbiemra, o ti Arberor djali )

      1. informacion says:

        Ke ngaterruar njejesin me shumesin!
        populli shqiptar – njejes (populli, pra nje popull)
        tifozet shqiptare – shumes (tifozet, pra shume)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje