Një videokronikë e rrallë, e vitit 1953, të cilën gazetari Armand Plaka, e ka shkëputur nga arkivat polake.
Flitet për një takim mes Polonisë dhe Shqipërisë në vitin 1953 (kronika nuk e përmend, por bëhet fjalë për 7 janarin e vitit 1953, në Varshavë).
Bie në sy atmosfera e zjarrtë në një stadium të mbushur plot e përplot.
Në kronikë përmendet portieri legjendar i Kombëtares, Qemal Vogli dhe në nisje të saj shfaqen pamjet në dhomat e zhveshjes.
Videokronika është pjesë e një ditari televiziv e kinematografik sportiv të muajit mars 1953, e cila tashmë gjendet në fondin e digjitalizuar të Arkivave Kombëtare Polake. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1 për Poloninë.
Në fund të po atij viti, më 29 nëntor 1953, Shqipëria e mposhti Poloninë në Tiranë me rezultatin 2-0 me gola të Loro Boriçit dhe Refik Resmjes.