Cikalleshi: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

11 Tetor 2021, 21:55Sport TEMA
Cikalleshi: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e

Shqipëria do ta zhvillojë nesër ndeshjen jetike ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium” në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Por, kombëtarja kuqezi do të jetë pa njërin nga lojtarët kryesor.

Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ishte vet Cikalleshi që reagoi para pak minutave në rrjetet sociale. “Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë se Shqipëria është në rrugë të mirë për sigurimin e vendit të dytë në grupin I, e cila do t’ia siguronte fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

1 komente në “Cikalleshi: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”

  1. Tony E says:

    Sherim sa me te shpejte Shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje