Berat Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Hungarisë dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën një muaj.
Mbrojtësi ka pësoi një frakturë në krahun e tij të majtë. Lojtari shqiptar i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale në krahun e tij, e cila shkoi me sukses.
Ka qenë vetë klubi i Atalantës që e ka njoftuar diçka të tillë, duke thënë se lojtari ka nisur rikuperimin dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth 30 ditë.
Gjimshiti është një humbje e madhe edhe për Shqipërinë, që luan ditën e nesërme ndaj Polonisë, kombëtare e cila nga një nga sulmuesit më të mirë në botë siç është Lewandowski.
Pupupu 30 dite per nje aksident aq kot
Fat i zi po do Zoti e kemi heq me aq syrin e keq edhe sna ndjek nga mbrapa me Polonine