Goli i Armando Brojës ka ndezur ëndrrat e shqiptarëve por njëkohësisht ka shfrenuar edhe fantazinë e shumë të tjerëve që pas 3 pikëve të së shtunës, e konsiderojnë Botërorin thjesht një formalitet.
Në formatin aktual të Kupës së Botës, numri i ekipeve pjesëmarrëse mbetet 32 dhe vetëm 13 prej tyre do të përgjidhen nga kontineiti i vjetër ku bën pjesë edhe Shqipëria. 10 të parat e çdo grupi sigurojnë një biletë direkte për në Katar, ndërsa për 3 vendet bosh formula është disi më e komplikuar.
Sipas rregullores, 10 skuadrave të dyta të grupeve do t’iu bashkohen edhe dy fituese të grupeve në Ligën e Kombeve.
Në këtë mënyrë, në lojë për fazën play off do të hyjnë 12 skuadra nga të cilat vetëm 3 do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme në dhjetorin e vitit të ardhshëm.
Ato do të ndahen në 3 grupe me nga tre skuadra dhe në çdo grup do të luhen fillimisht gjysmëfinale e më pas finalja ku do të dalë edhe skuadra fituese. E tillë do të jetë formula për të treja grupet.
Në këtë mënyrë, rruga për Shqipërinë drejt Katarit mbetet ende e gjatë dhe e komplikuar. Për t’u kthyer në llogaritë e grupit I, skuadra e Edoardo Rejës fillimisht duhet të fitojë në Tiranë me Poloninë për t’u shkëputur në 4 pikë dhe për të siguruar edhe pse jo matematikisht vendin e dytë.
Ndeshjet e nëntorit që janë edhe të fundit do të luhen përballë Anglisë dhe në shtëpi kundër Andorrës ku fitorja do ta shpallte automatikisht vend të dytë të grupit I, Shqipërinë.
Ndërkohë, në rast të një barazimi të mundshëm me Poloninë, situate bëhet më e komplikuar pasi Shqipëria sipas të gjitha gjasave, do të priste një mrekulli nga Hungaria në ndeshjen e fundit të Varshavës për t’i shkëputur pikë të mundshme Polonisë.
Momentalisht, situata është e qartë, një fitore të martën në “Arenën Kombëtare” i siguron Shqipërisë edhe minimalisht dy ndeshje shtesë në fazën play off të muajit Mars, gjithmonë nëse në muajin Nëntor arrin të kalojë minimalisht Andorrën.
Ky nuk ka arritur akoma tek shumëzimi i numrit 3 .
3 x3 = 12
Polonia te rrasi 4. Shancet per fitore jan shum te vogla. Shpresojm qe te shohim nji loj te mire.
Eshte plotesisht e mundshme fitorja. Shanset Jane 50 me 50. Edhe nje barazim na mban ne gare, sepse ruajme distance me nje pike dhe presim Andoren. Anglia ne ndeshje e fundit nuk do jete e motivuar dhe mund ti marrim pike. Por edhe Polonia nuk e ka te sigurte fitoren me Hungarine. Vendi I dyte ne grup eshte 30 me 70 ne disfavorin tone. Po fituam me Polonine ate here situata permbyset 70 me 30 ne favorin tone. Rebus I veshtire shume. Ne fund te fundit te luajme futboll te mire, sepse edhe po kaluam grupin, 90 perqind nuk shkojme me tej.