Miqësorja mbarëshqiptare, Partizani dhe Shkëndija Tetovës e mbyllin në paqe

10 Tetor 2021, 16:25Sport TEMA

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës, sfidë e cila u zhvillua në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”.

Ishte një ndeshje spektakolare ajo e ditës së sotme, ku u shënuan plot 4 gola.

Pjesa e parë foli e gjitha për Partizanin, që shënoi dy herë me Herald Markun, i cili shndërroi në gol një penallti në minutën e 18-të dhe me Lucas Cardoso në minutën e 33-të.

Megjithatë ndryshe nga pjesa e parë, e dyta foli e gjitha për Shkëndijën, që gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe barazoi shifrat. Për tetovarët shënuan Shala në minutën e 55-të dhe Sidrit Guri në minutën e 71.

Kështu miqësorja u mbyll në barazim, me të dyja skuadrat që treguan lojë të mirë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje