Fitorja ndaj Hungarisë, Reja: Duam të marrim tre pikët dhe kundër Polonisë

10 Tetor 2021, 10:23Sport TEMA

Pas fitores historike ndaj Hungarisë 0-1 në “Puskas Arena” falë golit të Armando Brojës, trajneri i Kombëtares Edi Reja ka folur në konferencë për shtyp duke deklaruar se dëshiron me çdo kusht fitoren ndaj Polonisë në stadiumin “AIR Albania”.

Por edhe nëse vjen edhe një barazim nuk do të ishte një rezultat negativ:

“Sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Është mirë të shohim në skuadër se ne po marrim më në fund iniciativën, në të kaluarën ne shpesh mbroheshim, por tani kemi edhe lojën tonë sulmuese.

Ne duam të fitojmë kundër Polonisë, por nëse marrim një pikë, unë do të jem i lumtur me të pas suksesit kundër Hungarisë.”

 

 

4 komente në “Fitorja ndaj Hungarisë, Reja: Duam të marrim tre pikët dhe kundër Polonisë”

  1. Amin…
    A M I N …
    Zoti bekofte Fitoren e Shqiperise …

  2. Partizoni says:

    Po barazimi me polonine per cfar te duhet se vendi I dyte te fluturon,apo te duhet ty per te mbajtur stolin(apo me fal ke menduar te fitosh me angline)!!!!Me polonine luhet vetem per fitore dy rrezultatet e tjera jane njelloj….

  3. Genci Shkupi says:

    LOL, BARAZIM ME POLONINË THOTË KY MË KËNAQ…….Ore na merr neve për budallenjë apo çfarë, barazimi me Poloninë i jep vend të dytë Polonisë dhe çao Botërorit, atëherë realisht vendi i yt i trajnerit duhet të fluturojë se ishte Broja që të ka shpëtuar në 3 takime, ske bërë asgjë të jashtëzakonshme po barazove me Poloninë!

  4. Kembetokasi says:

    Sigurisht , oreksi me vjen duke ngrene 1 gol , me 2 ngopem me 3 dal jashte. Zoti na ndihmofte ti ngopim ne me 1 !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje