Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Hungarinë në “Puskas Arena”.
Dueli vlen për javën e shtatë të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës Katar 2022.
Për duelin e sotëm, kuqezinjtë kanë shanse për të marrë një rezultat pozitiv, që do mbante gjallë shpresat për vendin e dytë në grup.
Si Rossi dhe Reja kanë bërë zgjedhjet e tyre, duke bërë publike edhe vendosjet në fushë.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Cekici, Gjasula, Bare, Hysaj, Cikalleshi, Uzuni Trajner: Edy Reja