Teksa te Polonia vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet me San Marinon dhe Shqipërinë, një skandal është zbuluar në zyrat e Federatës Polake të Futbollit.
U vendos që një kompani, të kryente një inspektim në zyrat e federatës, në lidhje se mund të kishte ndonjë përgjues të mundshëm. Ajo që u zbulua, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe vendosi institucionet përkatëse menjëherë në lëvizje.
Gjatë inspektimit nga kompania e sipërpërmendur, u zbulua se në zyrën e presidentit të federatës, Cezary Kulesza, u gjet një përgjues, i cili dërgonte sinjale në një vend që ende nuk është zbuluar.
Kjo u konfirmua edhe nga vetë federata, që në një deklaratë të bërë, thuhet se gjithçka ka kaluar te autoritetet përkatëse, të cilat kanë nisur nga puna për të sqaruar gjithçka.
Babababa Armand Duka, Sorge e shkuar Sorges.