Armando Duka kalon në delir: Të gjithë bashkë për ta bërë realitet utopiken

10 Tetor 2021, 09:37Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka kaluar në delir pas fitores së arritur në transfertë përballë Hungarisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:

“Krenar për këtë skuadër, krenar për këta djem. Ne sot treguam, ashtu si dhe më parë, që mund të bëjmë të lumtur me miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Ne luftojmë për ëndrrat, ne besojmë çdo sekondë te objektivat tonë, ne do i bëjmë ato realitet sepse ne e jetojmë dhe e duam ktë sport. Të gjithë bashkë, me qetësi, me shumë besim, ne duhet të zbresim në fushën e lojës ndaj Polonisë të martën për të vazhduar rrugën tonë drejt suksesit.

Me përulje, me punë, me djersë, ashtu siç dimë të luftojmë vetëm ne. E marta na avantazhon, 22 mijë zemra kuqezi në stadium dhe 10 milon shqiptar nga ekrani televizorit do na nxisim më shumë për ta prekur dhe bërë realitet UTOPIKEN!”, shkruan Duka. (TemA)

1 komente në “Armando Duka kalon në delir: Të gjithë bashkë për ta bërë realitet utopiken”

  1. pjerer says:

    Une di qe utopikja kurre nuk behet realitet,pkeerisht, sepse ngelet utopike,per c’fare flet ky agai i Kavajes qe ka zaptuar FSHF,me lloj e lloj marifetesh. ajo qe edhte realitet , eshte qe jky ka nje konflikt gjigant interesi ne sportin me te dashur nga shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje