VIDEO: “O sa mirë me qenë shqiptarë”, tifozët e Kosovës shpalosin flamurin kuqezi në stadiumin e Suedisë

9 Tetor 2021, 19:35Sport TEMA

Një moment tepër emocionues u regjistrua para sfidës mes Suedisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Afro 6 mijë tifozë shqiptarë nga Kosova, ishin të pranishëm në stadiumin “Fiends Arena”, për të ndjekur nga shkallët e stadiumit këtë përballja, teksa para startit, të takimit, në tribunën e tifozëve të Kosovës, u shpalos një flamur i madh shqiptar, teksa të gjithë në kor këndonin “O sa mirë më qenë shqiptarë”.

Për më tepër iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

7 komente në “VIDEO: “O sa mirë me qenë shqiptarë”, tifozët e Kosovës shpalosin flamurin kuqezi në stadiumin e Suedisë”

  1. Apostol says:

    Suksese vellezer!

  2. rozi says:

    Më duket SE ekzagjirohet me atë që kemi më të shtrenjtë FLAMURIN. Kjo nuk besoj se është patriotizëm, por një mosqasje ndaj realitetit.
    Nga një anë duan të njihet Kosova si shtet, nga ana tjetër ja mohojnë flamurin. Në këtë ndeshje luante Suedia me Kosovën, u mundën. Lëreni politikën në sport, se këta që shkojnë me flamurin shqiptar, i bëjnë suedezët të pyesin: me kë po luan skuadra jonë? Ose me qëllim keqinformojnë jo suedezët por fëmijët e tyre që ja tregojnë historinë të mangët, pasi dhe të tyren s’e dinë mirë. Më vjen keq por në vënd t’i bënin jehonë sportit i bënë jehonë VV, që nga njëra anë vepron kundër Shqipërisë dhe nga ana tjetër përdor flamurin shqiptar si simbol. Flamuri është i shenjtë e s’mund të përdoret vënd e pavënd, edhe sikur të fitonin, duhej të tundnin flamurin e skuadrës së tyre. Flamurin e shtetit shqiptar tundeni kur të luajë Shqipëria me Suedinë, por ndodh shpesh që atje tundet flamuri i Kosovës. Kjo mënyrë e të bërit “patriotizëm” më duket diversion ndaj Shqipërisë. Më ndjeni nëse gaboj.

    1. ben says:

      rozi-kete qe ke shkruar e ke komplet gabim.
      Kosovaret historikisht kane qene ata qe kane kontribuar me shume per patriotizmen shqiptare. Periudha e rilindjes ka qene pjesa me e spikatur e levizjeve per liri te shqiptareve, pas periudhes se Skenderbeut, dhe pa dyshim, kosovaret ne vecanti dhe veriu i Shqiperise ne pergjithesi, kane qene mbrojtesit me te zjarrte te shtetit te pare shqiptar.
      Suedezet, kur kane pare flamurin shqiptar te shpaloset ne stadium, normalisht edhe mundet te kene pyetur, sic thoni edhe juve, se perse flamuri i Shqiperise shpaloset kur luan Kosova. Pergjigja eshte mese e qarte se flamuri i Shqiperise, eshte ai flamur per te cilin u sakrifikuan djemt dhe vajzat me te mira te Kosoves dhe se dalja me ate flamur ne stadium, eshte nje tjeter shenje, se populli i Kosoves, njeh ate si simbolin e vet kombetar dhe jo ate pacavure qe Europa kurve i ka imponuar shtetit te ri te Kosoves,.

  3. I.Hoti says:

    Gje normale,me ate flamure lidhet ekzistenca the perparimi i shqiptareve. ..Flamuri me i bukur ne bote. Rrofte flamuri dhe shqiptaret !

  4. Olsi says:

    Shqiptari i vertete ka vetem nje flamur, ai eshte flamuri kuq e zi, te gjithe shqiptaret kudo ku jane ne kosove maqedoni , greqi turqi , flas per ata qe e ndjejne ne zemer qe jane shqiptar, ka vetem nje flamur qe i bashkone , eshte flamuri jone kuq e zi, qe na bashkon ne lufte , ne sport, e kudo ne jete. Flamur tjeter nuk egziston per asnje shqiptar, kudo ku jane ne te gjithe boten.

  5. demokrati says:

    Kjo eshte nje dhurate e vogel per vjosen, matoshin jo deputeten dhe mbi te gjithe buzhalen berat dhe Robellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje