Sokol Kushta: Kush e anashkalon Brojën është xheloz ose i paditur

10 Tetor 2021, 15:28Sport TEMA

Shqipëria fitoi duke dominuar ndaj një kundërshtari të fortë në grup si Hungaria dhe për këtë ka reaguar dhe ish-legjenda e Flamurtarit dhe e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruajtur për triumfin historik të Shqipërisë në “Puskas Arena”.

Kushta ka shkruajtur se Armando Broja është i vetmi lojtar që i ka dhënë 6 pikë kuqezinjve dhe kush e anashkalon atë është xheloz ose i paditur:

POSTIMI I SOKOL KUSHTËS

Bravo Kombëtarja. Bravo Reja. Bravo Broja. Unë jam kundër unit, por jo kundër statistikës dhe faktit. Broja mund të jetë nga të paktit ose i vetmi që i ka dhënë ekipit Kombëtar 6 pikë personale dhe kush flet ose e anashkalon këtë djalë të ri, ose është i paditur në futboll ose është shumë xheloz.

I uroj Brojës të vazhdojë këtë rrugë të bukur të tij dhe të ketë kujdes vetëm nga vetja.

Suksese Kombëtares në kualifikimin e Botërorit. Shanset janë të mëdha.

 

 

2 komente në “Sokol Kushta: Kush e anashkalon Brojën është xheloz ose i paditur”

  1. Shqiptari says:

    Uroj te mos i rritet mendja. Ky ves,qe ne shqiptaret e kemi me bollek,te mos ta tundoje por te ule koken e te punoje fort!
    Suksese Brojes,suksese kombetares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje