Në mbrëmjen e sotme në Budapest, i vetmi lajm i hidhur për kombëtaren shqiptare është dëmtimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti.
Gjimshiti u dëmtua në minutën e 25-të pjesës së parë, pas një aksioni konfuz ku futbollisti i Atalantës u përplas me shokët e tij Ismajli dhe Berisha.
Gjimshiti braktisi fushën e blertë dhe u dërgua në spital, ku sipas burimeve ka pësuar thyerje në parakrahë, me një mungesë nga futbolli për të paktën 1 muaj.
Kjo do të thotë që Reja do të ketë një siguri më pak në sfidën kundër Polonisë, edhe pse sot Ismajli dhe Kumbulla dhanë siguri.
mbajti ate pallen Berishen mos binte keq e u demtua vete… keq punet ne mbrojtje duke pasur parasysh qe do t’u duhet te mbajne Levandowskin nen kontroll
Thonë që dora e thyer bëhet më e fortë!
Forca Xhimi!