"Respekte mister Reja", Rama uron teknikun e kuqezinjve për ditëlindjen

10 Tetor 2021, 13:46Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ka uruar me rastin e ditëlindjes trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja.

Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën me flamurin kuq e zi, ekipi e ka uruar trajnerin Reja duke kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë në Budapest.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi me rastin e ditëlindjes së 76-të trajnerin e kombëtares shqiptare të Futbollit, Eduardo Reja.

Përmes një videoje, Balla uroi trajnerin Reja pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, ku Shqipëria falë golit të shënuar nga Broja arriti të siguronte 3 pikë mjaft të vlefshme, duke vijuar ëndrën drejt kampionatit botëror të Katarit.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, tha  Balla në videon e urimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje