Franca fiton me përmbysje me Spanjën, shpallet kampione e Nations League

10 Tetor 2021, 22:46Sport TEMA

Franca ka arritur të shpallet kampione e Nations League duke mposhtur me përmbysje Spanjën në San Siro.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme duke e bërë lojën në mesfushë, e rastat u numëruan me gishtat e njërës dorë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe, skuadrat u hapën duke sulmuar dhe kërkuar golin.

Spanja do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 64 me Oyarzabal, por ende pa përfunduar festën e golit, Karim Benzema do të shënonte një euro gol duke barazuar sërish rezultatin.

“Gjelat” do rimarrin kontrollin e fushës dhe do të shënojnë sërish me Mbappe në minutë e 80 duke përmbysur gjithçka.

Rezultati i ngushtë, 1-2 do të ishte përfundimtari në këtë finale me Francën që fiton për herë të parë këtë trofe të rëndësishëm Evropian.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje