Italia fiton ndaj Belgjikës dhe zë vendin e tretë në Ligën e Kombeve

10 Tetor 2021, 16:59Sport TEMA

Italia e ka mposhtur Belgjikën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet nuk munguan për asnjërën nga skuadrat.

Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan mjaft furishëm ndeshjen, duke shënuar me anë të Nicolo Barellas, në minutën e 46-të.

Ekipi i Mancinit arriti ta dyfishonte rezultatin, me anë të Domenic Berardi ne të 65-ten nga penalltia.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-0, Belgjika arriti ta tunde rrjetën e Gianluigi Donnarummas për 2-1 me anë të Charles de Ketelaere në minutën e 86-të, me Kevin de Bruynen që ishte asistuesi.

Belgët tentuan deri në fund që të barazonin shifrat, mirëpo Italia u mbrojt mjadt mirë, për të fituar kështu vendin e tretë të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se në orën 20:45, do të zhvillohet finalja mes Spanjës dhe Francës, me Portugalinë që e fitoi trofeun për herë të parë para katër vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje